Pulla postare me bukuritë e Kosovës
PRISHTINE-Filiali i Postës së Kosovës do të fusë në qarkullim zyrtar emisionin e ri të pullave postare me temë “Parqet nacionale të Kosovës”.
Nëpërmes katër pullave postare, sa përmban ky emision, prezantohen pamje piktoreske nga katër parqet nacionale të Kosovës: Malet e Sharrit, Gryka e Rugovës, Ujëvara e Mirushës dhe Gjeravica.
Sipas një njoftimi për media të PTK-së, thuhet se ky emision i pullave postare, përpos në njohjen e pasurive natyrore të Kosovës, kontribut të jashtëzakonshëm pritet të ofrojë edhe në mbrojtjen e ambientit.
Pullat postare nga ky emision do të gjenden në të gjitha zyrat postare të PTK-së, në tërë Kosovën nga data 2 gusht.
(d.b/BalkanWeb)