Kapshticë, vijon fluksi i emigrantëve në doganën
KORCE-Një numër i konsiderueshëm emigrantësh janë kthyer në Shqipëri ditët e fundit për të kaluar pushimet verore në atdhe. Afrimi i muajit gusht ka rritur ndjeshëm numrin e emigrantëve të cilët kthehen në Shqipëri përmes pikës kufitare të juglindjes së vendit.
Prej mesnatës deri paraditen e sotme nga pika kufitare të Kapshticës kanë hyrë në Shqipëri mbi 5 500 persona me 2 100 automjete.
Policia e shtetit ka njoftuar se pala shqiptare ka punuar me 6 sportele ndërsa ajo greke vetëm me 4.
Policia kufitare thekson se pavarësisht numrit të madh të emigrantëve, nga pala shqiptare ka mundësi ta përballojë fluskin e madh të hyrjes në atdhe.
Autoritetet e pikës doganore, parashikojnë që në ditët në vijim pritet që fluksi i personave që hyjnë në Shqipëri të rritet.
(d.b/BalkanWeb)