Matura, kopjim masiv në 20 shkolla
Shtyhet nje jave formulari a2/ Dyshimet për kopjim masiv në provimet e Maturës Shtetërore shtyjnë edhe për një javë afatet e dorëzimit të Formularit A2. Shkak për vonesën është mungesa e përgjigjeve të provimeve në mbi 20 shkolla të vendit, ku dyshohet se mësuesit i kanë lënë të lirë nxënësit që të kopjojnë. Por, pavarësisht protestave nga maturantët e këtyre shkollave, Ministria e Arsimit thotë se ka siguruar prova për kopjimin masiv. Krerët e MASH paralajmërojnë për penalizime