E Diel, 1 Nëntor 2026

Pullë për 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni


Sot në ditën e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, shërbimet postare të Shqipërisë, Maqedonisë dhe i Kosovës kanë nisur për herë të parë emetimin e një pulle të njëjtë për tre shtetet me imazhin e bamirëses me famë botërore. Prezantimi i këtij emetimi të parë postar të përbashkët u bë në Tiranë me prezencën e drejtuesve të shërbimit postar nga të tre vendet fqinjë. Arqile Gorea, drejtor i Postës së Shqipërisë e konsideroi si domethënës faktin se nga përdorimi i pullës nga qytetarët e tre shteteve ballkanike imazhi i nobelistes do të shpërndahet në drejtime të ndryshme në çdo skaj të globit. "Nuk është hera e parë që të tre postat tona të prodhojnë pulla me temë Nënë Terezën. Si posta e Maqedonisë, posta e Kosovës dhe posta e Shqipërisë kanë prodhuar dhe herë të tjera pulla të tilla. Por e veçantë e kësaj pulle është se tre postat dalin me një imazh, pra kemi një përfaqësim. Sepse Nënë Tereza na përket të gjithëve", tha Gorea. Për drejtuesit e postave të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës emetimi i pullës së Nënë Terezës veç qëllimit për ta nderuar e respektuar emrin dhe veprën e saj është dhe një hap konkret në ndërtimin e një tregu rajonal.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›