E Hënë, 2 Nëntor 2026

Puna e mullixhiut mes sfidave dhe ruajtjes së zanatit

Të flasësh për punën në mulli, duket si një zanat që jo kushdo mund ta bëjë. Ilmi Doçi është pjesë e kësaj pune prej më shumë se 30 vitesh.

Falë kësaj pune, ai ka arritur të shkollojë fëmijët dhe të mbajë familjen, edhe pse puna në mulli ka sfida të përditshme.

“Me ketë punë kam jetuar. I kam rritur dhe shkolluar fëmijët me këtë punë”, tha mullixhiu.

Shumica e klientëve që sjellin grurin për t’u bluar te Ilmiu janë të përhershëm dhe besnikë. Edhe pse jetojnë larg, ata nuk e ndërrojnë mullirin e tij me asnjë tjetër.

“Kam krijuar klientelë. Është gjë e mirë që e merr grurin nga ara dhe vjen e bluan”, tha ai.

Sot, mullixhinjtë janë të paktë në Kukës, por ata vijojnë ta ruajnë me fanatizëm këtë zanat të vjetër, duke sfiduar kohën dhe vështirësitë për të mos e braktisur.

Gazetare: D. Shehu  

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›