E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varroset i gjalle 13-vjecari

Artan Cena

Tirane - Masivi i dheut ze nen vete nje 13-vjecar nga Tirana, qe kerkonte ne gropen e thelle mbeturina hekurishtesh, qe i shiste per skrap dhe me te cilat ndihmonte familjen e ardhur prej tete vitesh nga Puka ne kryeqytet. Anton Nika ka gjetur vdekjen pasditen e djeshme, ne lagjen Shkoze. I mituri ka qene duke mbledhur hekura rreth ores 15:00, ne nje grope, qe ishte hapur pak me shume se 30 metra larg baneses se tij.

Nika ishte nisur per te shkuar ne shkolle, por ka ndryshuar rruge dhe ka nisur te mbledhe metale, qe me pas familja i shiste per te fituar para, me te cilat ata jetonin. 13-vjecari eshte nxjerre nga gropa pas me shume se 30 minutash dhe sipas eksperteve kriminalistike, vdekja ka ardhur si pasoje e shtypjes nga dherat dhe asfiksia. Policia ka bere te ditur se gjeti trupin e te miturit, i cili kishte humbur jeten dhe eshte derguar ne drejtim te Mjekesise Ligjore, ku eshte kryer autopsia. Nika kishte 11 vellezer dhe motra.

Gjithcka ka nisur rreth ores 13:00, kur Anton Nika kishte dale nga shtepia dhe ishte nisur per ne shkolle. Me vete kishte marre dhe canten me libra. Por, gjendja e rende ekonomike, ne te cilen ndodhej familja e tij, ka bere qe i mituri te kthente rruge dhe te shkonte ne gropen ku kishte nxjerre prej disa ditesh mbeturina hekurash, qe me pas te afermit i shisnin per skrap. I mituri kishte hyre ne grope dhe kishte filluar te germonte ne vendin ku ditet e tjera kishte gjetur hekur. Pasi kishte germuar disa minuta, dheu i vene ka filluar te rreshqase. Vogelushi nuk ka mundur te beje asnje veprim, pasi masivi i dheut, e ka zene poshte, duke i marre dhe jeten. Alarmi eshte dhene nga banoret qe e kane pare te gjithe skenen, pasi gropa ishte bere ne nje zone te banuar. Te paret jane njoftuar familjaret e te miturit, te cilet jane nisur me shpejtesi drejt vendit te ngjarjes.

Po keshtu ne vend mberriten forca te shumta policie dhe forca te RENEA-s, te cilet nisen kerkimet per trupin. U deshem disa kohe kerkime, pasi mes dheut gjetja e trupit te tij ishte e veshtire. Pas gjysme ore kerkimesh, policia beri te mundur gjetjen e femijes, qe per fat te keq nuk kishte me asnje shenje jete. Mbetej vetem qe ai te percillej ne drejtim te morgut, nderkohe ekspertet do te thone fjalen e tyre rreth shkaqeve te kesaj ngjarjeje. Sipas te dhenave te para te policise, mesohet se i mituri se bashku me pjesetaret e familjes se tij angazhoheshin per te nxjerre skrap dhe per t'i shitur me pas ne kembim te parave, me te cilat mbijetonin per shkak te gjendjes se rende ekonomike. Hetimet paraprake deshmojne se femija ne momentin e ngjarjes ka qene i vetem brenda gropes.

Zyrtare te policise deklaruan dje, per gazeten "Koha Jone", se gropa gjigante perben nje rrezik per banoret, ashtu sikurse shkaktoi dhe tragjedine. Megjithese ishte hapur nga nje firme ndertimi, ajo u mbush me mbeturina te ndryshme dhe nuk u kthye ne gjendjen normale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›