Punavija: Respektoni sinjinalistikën rrugore

Drejtori i Transportit dhe Lëvizshmërisë në Bashkinë e Tiranës Enton Punavija, ditën e sotme ka bërë publike skemën e re duke u bërë thirrje qytetarëve të respektojnë sinjalistikën rrugore.
Kjo skemë bëhet për të evituar vështirësitë në qarkullimin e automjeteve në qëndër të kryeqytetit, në sheshin Skënderbej, ku po vijojnë punimet nëntokësore.
Ndërkaq, duke iu referuar skemës së re, automjetet do të qarkullojnë në rrugën “Abdi Toptani” duke lënë të hapur kështu rrugën e Dibrës.
Kjo skemë e re, krijon mundësi për të shmangur trafikun në sheshin Skënderbej deri në përmbylljen e punimeve nëntokësore.