Zbardhen deklaratat e pasurisë së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë
Tiranë Puna zyrtare: gjyqtarë në Gjykatën e Lartë. Aktiviteti privat: Real-Estate. Viti që lamë pas duket se ka qenë i “begatë” për një pjesë të mirë të gjyqtarëve, të cilët i kanë investuar paratë e tyre në pasuri të paluajtshme. Deklaratat e pasurisë së anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe disa prej gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese tregojnë se njerëzit e drejtësisë kanë shtuar kursimet e tyre gjatë vitit 2010. Thuajse të gjithë gjyqtarët kanë mundur të kursejnë diçka nga të ardhurat e pagës vjetore, por ka edhe nga ata gjyqtarë që kanë investuar në fushën e ndërtimit. Nga deklaratat e pasurisë vihet re se thuajse të gjithë gjyqtarët kanë investuar për shtëpi banimi, qofshin këto edhe jashtë kryeqytetit, kryesisht në zonën e Gjirit të Lalzit. Një pjesë e gjyqtarëve vazhdojnë të shlyejnë kreditë e marra vite më parë, kryesisht për apartamente banimi. Të tjerë, pjesë e trupës gjyqësore të Gjykatës së Lartë, vitin e shkuar kanë nisur të shfrytëzojnë tokat e blera vite më parë, kryesisht në periferi të kryeqytetit, duke u bërë sipërmarrës dhe bashkëpronarë me firmat e ndërtimit. Dy prej gjyqtarëve thonë në deklaratat e pasurisë së tyre se zotërojnë sipërfaqe të konsiderueshme toke dhe kanë lidhur kontrata me kompani ndërtimi për godina që do të ngrihen mbi këto troje. Si përfitim, gjyqtarët do të marrin respektivisht 35 dhe 40 për qind të sipërfaqes së ndërtimit. Një tjetër fakt i evidentuar lehtësisht në deklaratat e pasurive, kryesisht për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, janë diferencat e skajshme të shtimit të tyre të pasurisë për vitin e shkuar. Edhe pse me bilance të shumta, është e mundur që përmes deklaratave të pasurisë të bëhet edhe një top-listë e gjyqtarëve më të pasur. Ish-avokatja Evelina Qirjako, sot anëtare e Gjykatës së Lartë, deklaron shtim të të ardhurave nga qiratë e pronave në vlerën 54 mijë eurove në vit, ku numërohen disa apartamente në zonat më të preferuara të Tiranës. Gjyqtarja Mirela Fana renditet poshtë saj, me një apartament të shtuar në vlerën e 150 mijë eurove dhe një sipërfaqe toke prej 1 mijë metrash katrorë në Kavajë. Gjyqtarja Arjana Fullani nga ana e saj ka deklaruar një kontratë sipërmarrjeje për ndërtimin e një trualli 3 mijë e 800 metër katrorë në Farkën e Madhe Tiranë, duke përfituar 35% të sipërfaqes së ndërtimit. Gazeta “Mapo” zbardh deklaratat e pasurive për vitin 2010 të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese
Vladimir Kristo
Depozitë bankare 11 mijë e 600 dollarë
Depozitë bankare 950 mijë lekë
Depozitë bankare 5430 euro
Pagesë Cash nga Banka e Shtetit 1 milion e 100 e 6 mijë lekë
Shtuar interesa në llogarinë bankare 97 mije e 315 lekë
Shtuar interesa në llogarinë bankare 540 mije e 806 lekë
124 dollarë plus 405 euro
Depozitat të gjitha janë në emër të bashkëshortes
Të ardhura nga paga personale 2 milionë 306 mije e 724 lekë
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si notere 1 milionë e 230 mijë lekë
Vitore Tusha
Gjendja e llogarisë bankare 74 mijë e 262 lekë
Gjendja e llogarisë likuiduese 159 dhe 5 e 855 euro
Gjendja e llogarisë likuiduese 59 mijë e 691 lekë
Gjendja në depozitën e bashkëshortit 59 mijë e 691 lekë
Gjendja në depozitën e bashkëshortit 15 mijë e 093 lekë
Paga e vajzës, E.Tusha 22 mijë e 170 lekë
Porositur një apartament 118 m2 me sipërmarrje me çmimin 59 mijë euro.
Shlyer me lidhjen e kontratës 5 mijë euro. Data e fillimit të detyrimit 08.10.2010 dhe data e mbarimit 08.10.2010. Kontrata e sipërmarrjes është me afat 10 vjet dhe këstet do të paguhen çdo vit.
Të ardhura nga paga neto 2 milionë 12 mije e 44 lekë
Të ardhura nga mësimdhënia 286 mijë e 850 lekë
Bordi i Zyrës së Publikimeve Zyrtare 4500 lekë
Pensioni për vjetërsi shërbimi në polici i bashkëshortit 235 mijë e 776 leke
Paga e vajzës 181 mijë e 223 lekë
Admir Thanza
Depozitë në Tirana Bank 33 mijë euro
Pakësuar nga shuma e mësipërme,
paguar kësti i fundit për blerjen e apartamentit
sipas deklarimeve të vitit të mëparshëm
Shuma e ngelur prej 6 mijë euro ka kaluar si depozitë pranë T. Bank
Paga si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese 2 milion 476 mijë e 376 lekë
Të ardhura si ekspert në Shkollën e Magjistraturës 69 mijë e 120 lekë
Mësimdhënie pranë fakultetit të Drejtësisë 517 euro
Aktiviteti privat i bashkëshortes si notere 3 milionë 620 mijë e 650 lekë
Detyrim për shkollimin e vajzës 1800 euro
Detyrim për shkollimin e vajzës 135 mijë lekë
Detyrim për edukimin parashkollor të djalit 126 mijë lekë
Qira e ambientit zyrë noterie të bashkëshortes 690 mijë e 600 lekë
Pagesë për tremujorin e fundit 2010 për asistent notere
pranë zyrës së bashkëshortes 58 mijë lekë
Elvira Alibali
Pakësuar Bono Thesari pranë Bankës së Shqipërisë,
e transferuar dhe tërhequr nga R.Bank 3 milionë e 100 mijë lekë
Pakësuar në llogarinë te R.Bank 200 mijë lekë
Shtuar të ardhurat dhe interesa nga shuma e
depozituar në Bankën e Shqipërisë 290 mijë e 987 lekë
Altina Xhoxhaj
Kursime nga paga + honorare+ 50% e shitjes së makinës 1 milion e 200 mijë lekë
Kontratë sipërmarrje për ndërtimin e apartamentit 2+1+ verandë me sipërfaqe totale 91.5 metër katrorë në Gjirin e Lalzit, shlyer pjesërisht me të ardhurat nga kursimet ndër vite në masën 5 milionë e 100 mijë lekë
Shitur makina Benz 550 mijë lekë
Paga si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese 1 milionë e 215 mijë e 419 lekë
Paga dhe shpërblime në Gjykatën e Tiranës 398 mijë e 452 lekë
Të ardhura si anëtare e KLD 54 mijë lekë
Të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës 23 mijë e 40 lekë
Të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës si pedagoge e jashtme 43 mijë e 200 lekë
Detyrime për shlyerjen e apartamentit në Gjirin e Lalzit 4 milionë e 500 mijë lekë. Mbetur për t’u shlyer deri më 31 dhjetor 2010 600 mijë lekësh
Gjykata e Lartë
Shpresa Beçaj
Kursime për vitin 2010 nga të ardhurat familjare 10 mijë euro
Në gjendje Cash 5 mijë euro
Dhuruar vajzës 5 mijë euro
Paga si kryetare e Gjykatës së Lartë 2 milionë e 58 mijë e 685 lekë
Të ardhura nga Bordi ZABGJ 91 mijë e 800 lekë
Të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës 64 mijë e 500 lekë
Të ardhura nga paga e bashkëshortit 250 mijë lekë
Kredi për blerje apartamenti me afat 20 vjeçar.
Shlyer deri në 31 dhjetor të vitit 2010 324 mijë e 21 lekë
Mbetet për t’u shlyer shuma 4 milionë e 63 mijë e 125 lekë
Gani Dizdari
Llogari rrjedhëse për pagën 1 milion e 830 mijë lekë
Prenotim apartamenti me sipërfaqe 79 m2 në
zonën “D” Gjiri i Lalzit 3 milionë e 600 mijë lekë (paguar 800 mijë lekë)
Tërhequr nga llogaria bankare 35 mijë dollarë
Përfituar interesa dhe kaluar cash 4 mijë e 950 dollarë
Pakësimin e gjendjes Cash 5 mijë eurove
Paga si gjyqtar në Gjykatën e Lartë 1 milion 697 mijë e 128 lekë
Detyrim për blerje apartamenti 3 milion e 600 mijë lekë
Anisa Dizdari
Prenotim apartamenti 99 m2 94 mijë euro.
Paguar kësti për 2010 nga të cilat 23 mijë euro nga bashkëshorti, 5 mijë euro nga babai, 6 mijë euro nga pakësimi i gjendjes Cash të deklaruara më parë dhe pjesa tjetër e marrë hua nga kushëriri
Mirela Fana
Llogari në T. Bankë 2 mijë euro + 380 lekë
Depozitë në C. Bankë 3200 euro
Llogari në C. Bankë 861 mijë e 157 lekë
Depozitë në B. Bankë 64 mijë e 708 lekë
Depozitë në B. Bankë 510 mijë e 840 lekë
Llogari në shumën 416 mijë e 724 lekë
Llogari e Kredisë 1 mijë e 167 euro
Llogari në shumën 256 mijë e 444 lekë
Blerje 1000 metër katrorë zallishte në Kavajë 307 mijë lekë
Blerje apartamenti 103 m2 150 mijë euro
Paga si gjyqtare në Gjykatën e Lartë 1 milion 697 mijë e 128 lekë
Të ardhura nga mësimdhënia 56 mijë e 970 lekë
Paga e bashkëshortit si anëtar i KLD-së
dhe si pedagog në Shkollën e Magjistraturës 90 mijë lekë
Të ardhura nga qiraja e apartamentit 145 m2 30 mijë euro
Të ardhura nga puna e vajzës si avokate 1 milion e 96 mijë e 742 lekë
Kthim mbrapsht parapagim nga “Vista Group”
për ndërtimin e vilës të shumës 30 mijë euro
Pagesa nga “Vista Group të një pjese të …. 15 mijë euro
Kredi në NGB bankë për ndërtimin e vilës në 2007 475 mijë euro
Nga kredia është shlyer 45 mijë euro
Mbeten për t’u shlyer 410 mijë euro
Besnik Imeraj
Blerë makinë “Benz” regjistruar në emër të djalit 7 mijë euro
Gjendja e llogarisë së pagës 600 mijë lekë
Porositur apartament banimi në Vlorë, 110 m2. Ky apartament është porositur dhe likuiduar tërësisht nga vëllai arkitekt i këtij pallati dhe i është dhuruar vajzës.
Vlera e apartamentit 55 mijë euro
Paga dhe shpërblime si anëtar i Gjykatës së Lartë 1 milion e 697 mijë e 128 lekë
Paga e djalit si OPGJ në PP 649 mijë e 200 lekë
Paga e vajzës si avokate 425 mijë e 520 lekë
Shlyer kredia e një banese deklaruar më parë 228 mijë lekë
Mbetet për t’u shlyer 2 milionë e 393 mijë e 124 lekë
Arjana Fullani
Shtesë në llogarinë bankare 5 milionë 134 mijë e 998 lekë
Pakësim në llogarinë bankare 3 mijë e 761 euro
Llogari rrjedhëse 61 mijë e 832 lekë
Llogari rrjedhëse në emër të djalit 1 mijë e 528 euro
Kontratë sipërmarrje për ndërtimin e objektit mbi truallin e deklaruar më parë me sipërfaqe 3 mijë e 800 metër katrorë në Farkë e Madhe Tiranë, duke përfituar 35 për qind të sipërfaqes të secilit prej ndërtimeve të reja
Llogari bankare në emër të vajzës 40 mijë lekë
Llogari bankare në emër të djalit 40 mijë lekë
Paga si anëtare e Gjykatës së Lartë 1 milion 697 mijë e 128 lekë
Si anëtare e Bordit të Zyrës së Administrimit Gjyqësor 91 mijë e 800 lekë
Paga dhe shpërblime të bashkëshortit Ardian Fullani 6 milionë 298 mijë e 248 lekë
Honorare të bashkëshortit nga Këshilli Mbikëqyrës
i Bankës së Shqipërisë 2 milion e 737 mijë e 800 lekë
Kredi nga Banka e Shqipërisë për blerje apartamenti
Shlyer 409 mijë e 291 lekë
Mbeten për t’u shlyer 10 milionë 216 mijë e 104 lekë
Detyrim i palikuiduar tre personave fizikë, për blerje toke are me sipërfaqe 840 metër katrorë, truall 250 metër katorë dhe ndërtesë 80 metër katrorë në shumën 6 milionë lekë
Shlyerje detyrimi për arsimimin e djalit 3 mijë e 132 euro dhe 540 mijë lekë
Shlyerje detyrimi për arsimimin e vajzës 15 mijë euro
Kartë krediti 3 mijë e 583 dollarë
Evelina Qirjako
Apartament banimi 143.67 m2 150 mijë euro
Shtuar likuiditetet nga qiratë që janë derdhur për pronën, deklaruar në deklaratën fillestare 29 mijë e 820 euro
Paguar për një muaj qera për pronën në Selitë të Tiranës 1500 euro
Tërhequr 200 mijë euro, të cilat janë derdhur në një tjetër bankë në datën 24.09.2010
Paguar për blerjen e apartamentit 15 mijë euro
Gjendja në llogari pranë kësaj banke 19 mijë e 518 euro
Shtesë në llogarinë bankare nga të ardhurat nga
paga dhe shpërblimet 1 milion 697 mijë e 128 lekë
Interesa nga depozita 1 mujore 1 mijë e 804 euro
Paguar pjesë për blerjen e apartamentit 23 mijë euro
(Kjo shumë u krijua nga konvertimi nga lekë në euro, të cilat ishin pranë kësaj banke nga ku u krijua shuma prej 15 mijë euro si dhe 8 mijë euro nga llogaria gjendje e deklaruar më parë)
Gjendja në euro pas transaksioneve të kryera 528 mijë e 347 lekë
Shtesë nga qiraja e pronës te “M.Shyri” 10 mijë e 177 euro
Shtesë nga qiraja e apartamentit në “Dora D’Istria” 6 mijë euro
Shtesë nga qiratë e paguara nga një studio ligjore
në apartamentin me sipërfaqe 85 metër katrorë 600 mijë lekë
Pakësuar për shpenzime personale 350 mijë lekë
Gjendja e llogarisë pas transaksioneve 1 milion e 10 mijë lekë
Shtesë nga pagesa e qirasë për apartamentin 107 m2 në Sauk 3 mijë 444 euro
Shtim likuiditetesh, tërhequr nga një bankë tjetër 200 mijë euro
Tërhequr për të paguar një pjesë të çmimit të apartamentit 50 mijë euro
Shtesë derdhje nga një shtetas i huaj,
kthim huaje e marrë në datën 10.10.2008 60 mijë eurove
Shtesë si pagesë për qiranë e apartmanetit 123 m2 3 mijë e 780 euro
Kalimi tek llogaria e V. Terollit si pjesë e çmimit të shitëblerjes
së apartamentit të deklaruar në pikën 1 60 mijë euro
Gjendja e llogarisë pas kryerjes së transaksioneve 6 mijë e 8 euro
Siç kam deklaruar edhe në pikën 4/b të kësaj deklarate apartamentin e ndodhur në rrugën “Dora Distria” është dhënë me qira me 1 mijë euro në muaj. Qiramarrësi ka paguar për 6 muaj paradhënie
Të ardhurat nga paga neto si dhe shpërblimi 1 milion 697 mijë e 128 lekë
Të ardhurat nga qiratë në vit 54 mijë e 721 euro dhe 600 mijë lekë
Nga kontrata e sipërmarrjes, deklarur në 2009 kam pa paguar 125 mijë euro
Nga kontrata e sipërmarrjes për pronën në Selitë, kam pa paguar 6 mijë e 750 euro
Aleksandër Muskaj
Shitje e aprtamentit me sipërfaqe 110.59 m2 100 mijë euro
Revokim i kontratës së shitjes dhe kthim i paradhënies 30 mijë euro
Depozitë nga shitja e apartamentit 45 mijë euro
Llogari rrjedhësie në emërin tim dhe të djalit 43 mijë lekë
Depozitë në Bono Thesari 3 milionë e 700 mijë lekë
Të ardhura nga paga si pedagog i jashtëm 281 mijë e 425 lekë
Paga në Gjykatën e Lartë 1 milion e 697 mijë e 128 lekë
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 1 milion 10 mijë e 706 lekë
Të ardhura nga djali si dublues i zërave të fëmijëve 69 mijë lekë
Shlyer kredi 19 mijë e 547 euro
(Nga kredia prej 110 mijë euro e përdorur për blerje apartamenti)
Detyrim ndaj firmës së ndërtimit për apartamentin e mësipërm 17 mijë e 688 euro
Medi Bici
Shitur makina tip Benz 190 D, me datë 08/01/2010 500 000 lekë
Blerë makinën “Daimlercrysler” E 220 CDI 10 000 euro
Paga e përfituar në Gjykata
e Apelit për Krime të Rënda 963 220 lekë
Paga e përfituar nga Gjykata e Lartë 799 774 lekë
Të ardhura nga bursa e djalit, dhënë
nga bashkia Tiranë si nxënës i shkëlqyer 27 000 lekë
Pagesat për studimet universitare të fëmijëve 2600 euro
Detyrim për studimet e mia pasuniversitare 150 euro
Guxim Zenelaj
Kontratë sipërmarrje me shoqërinë “Vega”
për sipërfaqen 1948 m2, ku unë jam pronar me 2/3. Sipas
kontratës përfitoj 40 % të objektit të ndërtimit, që është në proces.
Objekti është pallat 5 kate+ papafingo+ 1 kat nëntokë
Të ardhura nga paga në Gjykatën e Lartë 1.697.128 lekë
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 0 lekë
Majlinda Andrea
Shtesë në llogarinë bankare “Alpha Bank” për vitin 2010,
krijuar nga shitja e makinës në emër të bashkëshortit 10 000 euro
Llogari bankare në “Credins Bank”,
krijuar nga paga më 2010 700.000 lekë
Depozitë bankare pranë “Intesa”, çelur më 2010, nga kursimet
vjetore të deklaruara në 2009, plus tërheqje 400 mijë lekë nga “Credins” 10 000 euro
Shitur autovetura në emër të bashkëshortit 10 000 euro
Paga si gyqtare e Gjykatës së Lartë 1 697 128 lekë
Paga e bashkëshortit, si drejtor teknik në “Kobra Security” 600 000 lekë
Kredi bankare për blerje apartamenti në Sarandë 170 05.55 ( mbetur pa shlyer)
Hua marrë me qëllim derdhje në kapitalin e shoqërisë
“Granitimport-Al” sh.p.k Durrës pa afat shlyerje 600 000 lekë
Ardian Nuni
Shtuar gjendja Cash nga paga dhe mësimdhënia 55 mijë dollarë
Paga dhe shpërblime nga Gjykata e Lartë 1 milion 697 mijë e 128 lekë
Paga dhe shpërblime nga puna e bashkëshortes 1 milion e 474 mijë e 439 lekë
Mësimdhënia ne Fakultetin e Drejtësisë 1 milion e 544 mijë e 386 lekë
Pagesa nga mësimdhënia në fakultetin Ekonomik 541 mijë e 570 lekë
Pagesa nga mësimdhënia në UET 13 mijë e 5 euro
Pagesa nga mësimdhënia në Shkollën e Magjistraturës 98 mijë e 300 lekë
Pagesa nga trajnimi i avokatëve të shtetit 300 euro
Pagesa nga moderimi i tryezave për etikën në gjyqësor 400 euro
Ardian Dvorani
Paksuar gjendja e llogarisë bankare 60 mijë e 567 lekë
Shtuar gjendja e llogarisë bankare 146 dollarë
Llogari bankare 420 lekë
Llogari bankare 120 lekë
Apartament banimi me sipërfaqe 108 metër kator,
i privatizuar me çmimin 21 mijë e 595 lekë
Paga dhe shpërblime nga Gjykata e Lartë 1 milion e 697 mijë e 128 lekë
Paga dhe shpërblime të bashkëshortes 1 milion e 355 mijë e 213 lekë
Apartament banimi i blerë me këste 34 mijë e 410 dollarë.
Janë shlyer 10 këste 173 mijë lekë.
Mbeten për t’u shlyer 23 mijë dollarë
Detyrim financiar për studimin e fëmijëve 3 mijë e 24 euro dhe 36 mijë lekë
Edmond Islamaj
Shitje e autoveturës tip Benz 4 000 Euro
Blerje në bashkëpronësi me babanë Bujar Islamaj, autoveturë tip and Rover, prodhim i vitit 2005 nga kursimet dhe shitja e makinës 21 000 Euro
Kursime nga të ardhurat 700 000 ( shtatëqind) mijë lekë.
Sonila Toska
Shitje e autoveturës tip “ Opel” 3000 Euro.
Kursime nga paga dhe qira prone. 550 000 lekë dhe 3 000 Euro
Paga specialiste në DMJ, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 701 696 lekë
Të ardhura nga dhënia me qëra e pronës 420 000 lekë
Shkëlzen Selimi
Paga si gjyqtar në Gjykatën e Vlorës 910, 492 lekë
Paga e bashkëshortes si gjyqtare në Fier. 933.725 lekë
Kontratë huaje datë 14.04.2008 për kredi shtëpie
me NBG Bank 20.000 ( njëzet mijë) euro, me interes fiks 5% Shlyer 4985 euro
Shuma për t’u shlyer 10,306,63 euro