E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punë e lehtë

Diego Maradona ka thënë se ka një “punë të lehtë” në drejtimin e Argjentinës pasi përcolli ekipin e tij në fitoren ndaj Koresë së Jugut 4-1 me të cilën iu afruan kualifikimit në rrethin e dytë.

Gonzalo Higuain realizoi het-trik derisa Argjentina mori kontrollin në Grupin B. “Ndihem mirë dhe tani pothuajse jemi kualifikuar për në fazën e dytë. Mënyra si kemi luajtur ishte e shkëlqyeshme. Kjo më bënë të ndihem i qetë”, tha Maradona gjatë konferencës për shtyp.

“Kur keni futbollistë të shkëlqyeshëm siç kam unë, atëherë puna ime është e lehtë”, shtoi ai. Argjentina shkëlqeu në sulm me Lionel Messin, Angel di Marian dhe Higuainin. Sulmuesi i Real Madridit, Higuain u bë golashënuesi më i mirë derisa realizoi het-trikun e parë në Botëror pas Pauletas për Portugalinë më 2002.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›