E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punë papunësie

ELISA SPIROPALI

Kur ndodhin vrasje, vendin e vrasjes në televizion mund ta shikosh vetëm nëse vrasja ka ndodhur brenda Unazës së Tiranës. Përndryshe, nëse vrasja ka ndodhur diku tjetër, për shembull në ndonjë fshat jashtë kësaj unaze, në vend të vendit të vrasjes, në më të shumtën e rasteve, televizionet tregojnë oborrin e komisariatit të qarkut ku ka ndodhur vrasja.
Për rastin konkret, para nja dy ditësh, kur u interesova për njërën nga katër vrasjet e të rinjve brenda tri ditëve të mesmarsit, meqenëse koordinatat e fshatit Bujqëz të qarkut të Elbasanit nuk i kapte as Interneti, mendova se ai fshat do të ishte ndonjë fshat i vogël, diku thellë, ndoshta brenda maleve të Sopotit, ose në malësinë afër Gramshit, duke pasur parasysh edhe çmimin e lartë të naftës, i justifikova deri diku televizionet që nuk dhanë pamje nga fshati, por vetëm nga komisariati.
Kështu ndodhi që për në Bujqëz u nisa kuturu, me të vetmen të dhënë në kokë: se Bujqëz është fshat i Elbasanit. Ik e ik e pyet njerëz anës rrugës, zbulova se Bujqëz nuk është fshat aspak i vogël, aspak i strukur, dhe nuk ndodhet aspak larg Elbasanit, por as 10 kilometra në drejtim të Cërrikut, në të djathë, mu në mes të fushës, pranë e pranë me Metalurgjikun e dikurshëm, të cilit tymi i është zhdukur, por i kanë mbetur vetëm hekurishtet, të cilat çudi se si ende nuk i kanë përlarë të gjitha për skrap.
Rrugës nga Elbasani për Cërrik, pranë Bujqëzit, një rom i lumtur vjen përballë mbi një karrocë me motor. Mbi karrocë një deng me rraqe. Mbi rraqe ngulur një flamur. E pyes djalin rom: Pse e vranë Donald Lamçen?. Punë femrash, tha romi gazmor dhe fluturoi. Prit, ore, – i thashë, – prit një minutë sa të bëj një fotografi ty, lumturisë tënde, karrocës tënde, dengut të rraqeve të tua dhe flamurit majë dengut. Por, sa hap e mbyll sytë, romi i lumtur ishte zhdukur pas kthesës. Pak më tutje pyes dy gra anës rrugës: Pse e vranë Donaldin?. Të dyja, si me komandë, ngrenë lart duart si i grenë ata që dorëzohen në luftë. Po prisni pak, – u them, – a e vranë Donaldin për punë femrash?. Jo, jo, – thonë njëzëri gratë, – nuk e vranë për punë femrash, ndoshta për punë hasmërie, por aman mos na pyet më gjatë, se nuk duam ta kujtojmë atë ngjarje, ne duam ta harrojmë, ti na e kujton.
Tjetër grua fare afër Bujqëzit. Kjo grua, në ndryshim nga dy të parat, ka qejf të bëjë muhabet. Nis e tregon për biznesin e familjes, të shoqin, dy djemtë, dhe skishte të ndalur, prandaj jam e detyruar ta ndërpres duke e pyetur se a është e vërtetë që Donaldin e vranë për punë hasmërie. Jo, – përgjigjet vendosmërisht kjo grua e mirë, – për punë rehatie po, por aspak për punë hasmërie.
Një këtu, një atje, disa gomarë të lidhur anës rrugës. Disa djem të papunë në një lokal më shpjegojnë se janë gomarë të braktisur, të vjetër, që nuk mund të punojnë, që fshatarët skanë arsye ti mbajnë, se po ti mbajnë duhet ti ushqejnë, por nuk mund ti ushqejnë kot gomarët e vjetër që sbëjnë dot asnjë punë. Njëri prej djemve të papunë, pak si mënjanë, brenda një ajri konfidence dhe konspiracioni, më tha se hera-herës vijnë këtej tregtarë mishi që i mbledhin këta gomarë për ti bërë sallam.
Në hyrje të Bujqëzit pyes një mesoburrë se a është e vërtetë, si më tha një grua, që Donaldin e vranë për punë rehatie? Nuk e besoj, – u përgjigj mesoburri, – nuk ishin familje rehati, ishin dhe janë punëtorë. Janë shpërngulur që këtej para disa vitesh. Babai i Donaldit shiti shtëpinë dhe një lokal dhe bleu shtëpi në Elbasan. Donaldi vinte shpesh këtu për të takuar shokët e fëmijërisë. Edhe këtë herë për të takuar shokët erdhi. Nuk ishte për punë rehati, besoj se ishte për punë të kapriçove të moshës.
Brenda në Bujqëz, dy bujqëzakë, në përgjigje të pyetjes se si ndodhi që e vranë Donaldin, bëjnë hamendje të pafundme dhe e përfundojnë me: Çuna të rinj, edhe vriten. Po pra, vriten, – u them, – po a vriten për punë kapriçosh?. Jo, – thonë njëzëri, – kapriçot kanë shkak, Donaldin e vranë pa asnjë shkak, e vranë kot.
E çuditshme kjo vrasje që u klasifikuaka punë, por as punë hasmërie, as punë rehatie dhe as punë kapriçosh. Po çfarë pune paska qenë atëherë vrasja e Donaldit?!
Për ta përcaktuar çfarë lloj pune ishte kjo vrasje, ndoshta më ndihmon për tu qartësuar ky burri me biçikletë, i cili në skarë ka vënë ca kusia dhe në duar mban ca hunj të gjatë. Mezi ndalon me gjithë atë ngarkesë. Por duket që është njeri i mirë dhe nis e shpjegon: Kam dy djem në emigracion në Greqi dhe njërin këtu. Kam edhe një vajzë të martuar këtu në një fshat tjetër. Mos kujto se jam aq keq se jam me biçikletë. Kam edhe Benz, por Benzin e përdor djali. Donaldin nuk e vranë kot, si po thua ti moj çupë. Donaldin e vranë për punë lekësh, për punë hesapesh.
Për punë lekësh?!
Tashmë jam brenda në Bujqëz.
A e vranë Donaldin për punë lekësh?, pyes dy burra që rrinë në një tavolinë jashtë një kafeneje. Fillimisht ngrenë supet. Pastaj nisin e flasin: Donaldin nuk e vranë sikur të ishte njeri, por sikur të ishte pulë. Nuk vritet njeriu për një fjalë goje. Gjithë ai djalë. Po për punë lekësh, ah! Jo, jo. Kurrën e kurrës, për punë Interneti ndoshta. Se të rinjtë këtu rrinë shumë në Internet.
Një grup çunash fare pranë lokalit ku vranë Donaldin. O djem, a e njihnit Donaldin?. Po, thonë me një gojë. Po atë që e vrau, a e njihnit?. Heshtje. Nuk dimë gjë, sdimë asgjë, mos na pyet kot, përgjigjen mes murmurimash. A keni internet-kafe këtu?. Kemi edhe këtu edhe në fshatin tjetër. Rrini shumë në internet?. Gjithë natën në internet rrimë. A keni ngatërresa për shkak të internetit? E kam fjalën për ngatërresa që lidhen, për shembull, me miqësitë në Fejsbuk?. Në Fejsbuk jemi të gjithë, por skemi asnjë ngatërresë, përgjigjet një djalosh me quka në fytyrë.
Po pse e vranë atëherë Donaldin e shkretë? Se mbetet ta kenë vrarë për arsye që nuk mund të dihen, që nuk mund të njihen, që do mbeten përgjithmonë të mistershme. Këtu janë tri fshatra ngjitur e ngjitur, Kuqas, Bujqëz, Jagodinë.
Ndërkohë kam kaluar në fshatin Jagodinë, fshatin e Donaldit. Pse e vranë Donaldin?, pyes pa e zgjatur një kalimtar kokulur me kasketë, duar në xhepa dhe cigare në gojë. Nuk e di. Skam asnjë ide, thotë duhanxhiu duke ngritur për një çast kokën dhe largohet. Duke u kthyer, një djalë i ri veshur sportiv përballë. Thotë se është 18 vjeç. Ka mbaruar tetëvjeçaren. Qysh prej moshës 14 vjeç e deri më sot ka ikur 5 herë në Greqi më këmbë. E ka kapur dhe e ka kthyer policia dy herë. Pra ka ikur 7 herë në Greqi më këmbë. Në Greqi ka motrën, e cila i ka gjetur një punë në një lokal sufllaqesh. Thotë se do ikë përsëri në Greqi. Pse e vranë Donaldin?. Nuk e di, – thotë, – isha në varrim. Varrimi ishte shumë i madh, rresht i gjatë makinash.
Po vijnë përballë dy djem. I pyes a dinë gjë pse e vranë Donaldin e shkretë. Donaldi ishte vëllai im, – përgjigjet njëri, – unë jam vëllai i Donaldit. Më mbetet fryma dhe më mbushen sytë. A mund të pyes?, i them mes ngashërimit. Ska problem, ska problem, thotë. Ndoshta problem ska, por kuptohet se rezistencën për të bërë muhabet për vëllain e vrarë e ka të kufizuar, prandaj më duhet të shpejtoj me pyetjet. Para disa vitesh u shpërngulëm në Elbasan. Kemi dy motra. Jemi dy vëllezër, domethënë ishim dy vëllezër. Donaldi 20 vjeç, unë 18. Akoma nuk e besoj. Më duket si ëndërr. Po rrinte me disa shokë te ky lokali këtu. Donaldi pa disa çuna që po i flisnin rëndë një burri. I doli në mbrojtje atij burrit. U tha atyre djemve, mos bëni kështu, mendojeni sikur të ishte babai juaj. Plasi sherri. Ata dolën jashtë, morën armët, erdhën e qëlluan Donaldin. Kaq. Arsye të tjera? Hasmëri, lekë, femra, internet, kapriço e

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›