Ekstradohet në Serbi, ish pjesëtari i UCK për krime lufte
BEOGRAD- Ekstradohet në Serbi, Shemsi Nuhiu pjesëtari i “Grupit të Gjilanit”, njëkohësisht ish anëtar i UCK-së.
Nuhiu është arrestuar në Zvicër në bazë të një urdhër-arresti serb, ndërkohë që është gjykuar në mungesë bashkë me 16 pjesëtarë të tjerë të “Grupit të Gjilanit” pas akuzave për krime lufte kundër civilëve serbë në Gjilan.
Nuhiu mbërriti mbrëmë në aeroportin e Beogradit, nga pjesëtarët të Interpolit dhe policisë serbe, ku është transferuar në burgun e qarkut në Beograd, raporton Europa e LIrë.
Nuhiu është arrestuar në Zvicër para një viti, ndërsa vendimi i Gjykatës Federale zvicerane për ekstradimin e tij ka hyrë në fuqi më 7 mars.
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçi, ka thënë se me “kapjen dhe ekstradimin e pjesëtarit të ‘Grupit të Gjilanit’ të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të jetë e kënaqur drejtësia”.
“Grupi i Gjilanit” akuzohet për vrasjen e më shumë se 150 qytetarëve serbë dhe të kombësive tjera joshqiptare në Gjilan.
(el.me/BalkanWeb)