Zoti Berisha, përse do bien këto daulle në koncertin e 22 marsit?!
20 vjet më parë, pas fitores së PD në 22 mars 1992, Sali Berisha organizoi koncertin e triumfit të hipjes në pushtet. Ata që mbushën sheshin e atij koncerti gjëmues atë ditë ishin me të drejtë të gëzuar e të shfrenuar në lirinë, kënaqësinë dhe ëndrrat e tyre. Na kujtohet që para dhe pas çdo kënge e valleje, heroi i asaj feste Sali Berisha ngjitej në skenë, kapte mikrofonin dhe i pushtuar nga deliri i madhështisë, deklaronte si me një kushtrim bjeshkësh nga një premtim. Në atë skenë koncerti madhështor të 22 marsit 1992, më kujtohet që krahas këngëtarëve, në dy cepat e skenës ishin vendosur dy daullexhinj me veshje popullore prej Tropoje, të cilët pas çdo premtimi të Sali Berishës u binin daulleve fortë e ritmikisht nga 3 herë secili, si të shpërndanin nota miratimi. Daullet e atij koncerti të para 20 viteve, filluan të gjëmojnë në mes të Tiranës, kur heroi i vetëm asaj feste Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria shumë shpejt do bëhej si gjithë Europa. Daullet gjëmuan, psh, kur Saliu deklaroi lëvizjen e lirë fill pas oshëtimës së daulleve. Daullet gjëmuan, kur Saliu deklaroi se diktatorët, do të dënoheshin për krimet që kishin bërë ndaj popullit. Daullet gjëmuan, kur Saliu deklaroi se të burgosurit politik ishin e do të mbeteshin ajka e demokracisë dhe se do kishin vend nderi në shoqërinë e re. Daullet gjëmuan, kur Saliu deklaroi se pronat do ktheheshin tek i zoti. daullet gjëmuan kur Saliu deklaroi se asnjë shqiptar nuk do të përjetonte varfërinë, por parajsën ekonomike. Daullet gjëmuan, kur Saliu deklaroi se qeveria e re demokratike nuk do të ishte si kasta e ish-bllokmenëve, por do të ishte në barazi të plotë me popullin në çdo gjë. Daullet gjëmuan, kur Saliu deklaroi, se Shqipëria nuk do të qeverisjes më nga komunistët. Nga ai koncert këngësh e premtimesh madhështore që dehën shqiptarët, të vetmet që kanë mbetur janë gjëmimet e dy daulleve.
Tani, 20 vjet më pas, në 22 mars 2012 është përsëri në pushtet Saliu i daulleve të 22 marsit 1992. Si atëherë, Saliu ka njoftuar se do të organizoj koncertin e fitoreve të tij. Sipas atyre që po merren me organizimin Koncertit të fitores 1992-2012, në skenë do të ketë përsëri 2 malësorë me daulle e veshje popullore prej Tropoje. Natyrisht, që dy daullexhinjtë janë sjellë në këtë koncert për tu rënë daulleve, para dhe pasi producenti Sali Berisha të deklarojë fitoret e tij madhështore në shërbim të popullit e atdheut. Po përse do të bien këto daulle në 22 mars? Po i drejtohem për përgjigje, Sali Berishës, daullexhiut zhurmues e mashtrues të 20 viteve:
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë nuk u ktheve pronat pronarëve?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë nuk dhe dinjitet e të drejta të burgosurve politikë?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë ke zhytur popullin në varfëri ekstreme e masive?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë nuk dënove krimet e diktaturës komuniste?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë Shqipëria edhe 22 vite pas diktaturës po drejtohet vetëm nga komunistët?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë shkatërrove ekonominë kombëtare?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë përdhose dhe eliminove idealet e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 90?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë uzurpove dhe mbushe PD, parlamentin dhe qeverisjen me komunistë, me anti-shqiptarë e kriminelë?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë familjen dhe qeveritarët e tu i ke kthyer në pronarë de facto të këtij vendi?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë ke krijuar 1 milion të papunë?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë nuk hape dosjet e spiunëve të sigurimit?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë pushteti yt është kokë e këmbë i korruptuar?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë çdo ditë vetëvriten njerëz nga varfëria ekstreme?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë familjen dhe pushtetin tënd e ke kthyer në rezidencë mafioze?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë çdo ditë vriten në qendër të qyteteve nga 4-5 shqiptarë prej krimit?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë ke strukturuar një polici që drejtohet nga eksponentë krimi e që përdoret nga krimi organizuar?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë po përkujton 18 vjetorin e takimit me Arkanin e Milosheviçin?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë po përkujton 17 vjetorin e krijimit të firmës mafioze SHQIPONJA në PD, me të cilën furnizoje me karburante e armë Milosheviçin kur bënte genocid kundër popullit kosovar?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë po përkujton 15 vjetorin e rrëmbimit, torturimit dhe zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë përkujton vjedhjen e madhe historike që u bëre shqiptarëve me piramidat?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë po përkujton 16 vjetorin e zgjedhje-vjedhjeve të përgjakshme të 26 majit 1996?
- Mos vallë këto daulle do bien, ngaqë po përkujton 15 vjetorin e 3000 të vrarëve në katrahurën shtetërore që krijove në vitin 1997?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë po përkujton djegien dhe plaçkitjen e Shqipërisë prej piramidave?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë po përkujton 15 vjetorin e mbytjes së118 shqiptarët në Otranto?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë po përkujton 14 vjetorin e 14 shtatorit të sulmit kriminal që organizove mbi shtetin?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë ti dhe pushteti yt kanë vrarë 4 demonstrues në sheshe?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë përkujton 4 vjetorin e vrasjes së 26 burrave, grave e fëmijëve në krim-biznesin e organizuar nga familja dhe pushteti yt?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë familja dhe pushteti ty, kanë 7 vite që grabisin me dhunë policore dhe dosje false pronat e shqiptarëve?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë përkujton 23 minatorët e vrarë prej koncensioneve mafioze të familjes e pushtetit në minierat e kromit në Bulqizë?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë po përkujton 2 vjetorin e përmbytjes katastrofike në Shkodër?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë po përkujton 6 vjetorin e krijimit të fondacionit që ka krijuar bashkëshortja juaj Liri Berisha, nëpërmjet të cilit zhvat miliona nga bizneset e favorizuara e të kërcënuara prej pushtetit tënd?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë po feston për pasuritë prej SHEIK-ësh që kanë vënë fëmijët, nipërit e mbesat e tua, duke plaçkitur pasuritë dhe financat kombëtare?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë po feston futjen e bizneseve serbe në Shqipëri, duke u shitur për një copë bukë dhe ekonominë kombëtare?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë po feston bërjen e ministrave pronarë të ekonomisë kombëtare?
- Mos vallë këto daulle do bien ngaqë po përkujton 3 vjetorin e orgjisë qeverisëse të pushtetit me Ilir Metën?
- Mos vallë këto daulle do bien, ngaqë po përkujton 2 vjetorin e aktit të tradhtisë kombëtare me aneksimin e detit, duke ua dhënë grekëve?
- Mos vallë
