E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punedhenesit deklarojne online kontributet per punonjesit

Numri i shënuar në kartën e identitetit do të mjaftojë në të ardhmen si një llogari ku do të derdhen kontributet shoqërore. Deklarimi online i punonjësve dhe i kontributeve që paguhet për ta, përfshin shkrirjen në një llogari të vetme të numrit të parë të kontributeve që kanë qytetert dhe nurmit të ri, që shënohet në kartën e identitetit. Kjo do të shmangë krijmin e dy numrave llogarie që individët mund të kenë për kontributet.
Deklarimi elektronik I punonjësve do të mundësojë krijimin e një historiku të kontributeve, që derdhen gjatë viteve për një individ. Avantazhet e kësaj praktike shmangin dhe një sërë problematikash aktuale. Detyrimi i deklarimit online të punonjësve hyri në fuqi në fillim të vitit 2012. Ky proces administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Falë kësaj praktike, individët do të kenë mundësi në të ardhmen, që të shohin vetë, në mënyrë elektronike, llogarinë e tyre, ku janë derdhur kontributet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›