Vijon regjistrimi i tokave ne Tirane

Nis procesi i regjistrimit të pasurive të paluajtshme për zonën e Kodres se Priftit dhe zonën përballë ish-Tensionit të Lartë. Ky afishim është në vazhdim të projektit për krijimin e regjistritit elektronik të tokave. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme njofton se ka filluar Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar për Zonat Kadastrale Nr. 8170 dhe Nr. 8340, të qytetit të Tiranës. Ky afishim bëhet respektivisht në territorin e rruges “Sadik Petrela”, te Kodra e Priftit (200 metër mbi Urën e Shkozës), dhe në territorin e Rruges “Siri Kodra”, përballë ish-Tensioni i Lartë. Periudha e Afishimit Publik do të vazhdojë 45 ditë kalendarike.
Sipas njoftimit të hipotekës qendrore, të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie, janë të ftuar të verifikojnë Regjistrimin Fillestar të pasurive të tyre. Në rast se gjatë kësaj faze konstatohen mangësi në informacionin e afishuar, atëherë pronari duhet të bëjë plotësimet e nevojshme dhe t’i paraqesë vetë ato, brenda afatit të afishimit publik. Të gjitha pretendimet do të shqyrtohen dhe do të paraqiten në listat e afishuara brenda periudhës së Afishimit Publik. Procesi i Regjistrimit Fillestar është FALAS për të gjithë pronarët dhe personat që kanë të drejta mbi pasuritë e paluajtshme.
Projekti i regjistrimit të pasurive të paluajtshme për zonat urbane me rëndësi ekonomike përfshin regjistrimin e 420 mijë pronave në të gjithë territorin e vendit. Konsolidimi i të dhënave unike të pasurive të paluajtshme parashikohet të përfundojë në qershor të vitit 2013.