E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet e cmimeve ne 10 vjet euro

Që nga krijimi i monedhës euro, çmimet e produkteve energjitike dhe ushqimore kanë pësuar një rritje më shumë se dyfishi i inflacionit mesatar në Bashkimin Europian. Është ky rezultati i studimit të BQE mbi raportin e cmimeve dhe inflacionit. Kështu nëse inflacioni vjetor ka qenë mesatarisht 2,1% rritja mesatare e cmimeve të prodhimit energjitik ka shkuar në 5,4%, dhe kryesisht për karburantet e lëngshme ka shkuar në 9,6%. Ndërkohë që brenda dekadës së fundit, cmimet e produkteve ushqimore të transformuara janë shtuar mesatarisht në një vit me 2,8%, kjo në pjesën më të madhe për shkak të dinamikës së çmimeve të sektorit të duhanit me 6% nga rritja e taksave. Cmimet e ushqimeve të freskëta kanë pësuar një rritje mesatare me 1,9%, për peshkun 2,4%, 2,2% për frutat, 1,8% për mishin dhe 1,4% për perimet. Gjithashtu nga raporti i institutit te Frankfurtit, rezulton se për sektorin e shërbimeve çmimet kanë shkuar në të njëjtën linjë me inflacionin mesatar të BE në 2,2%. Në dhjetë vjet që nga dalja e euros edhe kategoria e restoranteve e bareve ka regjistruar rritje të çmimeve me 2,8%, për shkak edhe të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore të transformuara. Norma vjetore e inflacionit të mallrave industriale “jo energjetike” është rritur vetëm me 0,8%, dhe sipas BQE, kjo falë uljes së çmimeve në teknologjinë e informacionit dhe komunikacionit, nga progresi i mënjëhershëm i këtij sektori. E kundërta ka ndodhur me çmimet e bizhuterive, me një rritje vjetore në 6,4%, kryesisht e ndikuar nga çmimi në rritje i lëndëve të para dhe sidomos floririt në vitet e fundit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›