Ministria e Brendshme Ne te gjithe vendin 22 komuna te bllokuara

Ministria e Brendshme përmes një deklarate për mediat ka informuar lidhur me situatën në zonat bllokuara nga dëbora. Kështu sipas zëdhënësit të kësaj ministrie Fatmir Konja në të gjithë vendin janë 22 komuna të bllokuara, ndërsa po punohet me intensitet për hapjen e atyre akseve të bllokuara. Deri tani janë trajtuar emergjenca dhe 15 misione fluturimi për shpërndarjen e ndihmave.
“Në qarkun Kukësit janë të bllokuara komunat Shishtavec, Arren, Grykëçaj dhe Kalis, ndërsa po punohet për hapjen e akseve Qafë Mali-Fierzë dhe Iballë-Pukë, Bushtricë-Peshkopi. Vijon puna për hapjen e akseve të bllokuara, ndërkohë në qarkun e Elbasanit janë 4 komuna të bllokuara. Ndërkaq në të gjithë vendin janë trajtuar 5 emergjenca shëndetësore nga këto 3 emergjenca nga fshati Kastrioti në Peshkopi, një nga Bicaj në Kukës dhe një ëhstë dërguar në Spitalin ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjithashtu në të gjithë vendin janë dërguara 15 misione fluturime me ndihma ushqimore dhe medikamente”-deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme