Punësimi i pensionistave rritet me ritme te shpejta / 145 mijë pensionista të punësuar

Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësuar po rritet me ritme të shpejta, në një kohë kur të rinjtë po përballem me rritje të papunësisë dhe rënie të punësimit.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit 2026, numri i të punësuarve mbi 64 vjeç arriti në rreth 145 mijë persona. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishin 131.2 mijë të punësuar, numri është rritur me rreth 13.7 mijë persona, ose 10.5%.Rritja ishte edhe më e fortë në tremujorin e parë të vitit. Në janar-mars 2026 në tregun e punës kishte 140.7 mijë të punësuar mbi 64 vjeç, me rritje prej 14.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Zgjerimi i punësimit në moshat më të mëdha po ndodh në një treg pune ku kompanitë po e kanë gjithnjë e më të vështirë të zëvendësojnë punonjësit që dalin në pension.