E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punësimi i të rinjve, vlerësohet punësimi online

Sfida e punësimit të të rinjve ka gjetur pikëtakime të programit të Kombeve të Bashkuara, Ministrisë së Punës dhe çështjeve Sociale dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Integrimit, përsa i takon rolit parësor që duhet të kryejë qeverisja vendore.
Ministri Xhaferraj vlerësoi punësimin e të rinjve veçmas nismën e Ministrisë së Rinisë për punësimin e tyre online.

Përballja me këtë sfidë kërkon pjesëmarrjen e rrjetit të agjencive kombëtare, administratës qëndrore dhe vendore dhe institucioneve të tregut të punës përfshirë organizatat e punëdhënëve dhe shoqërisë civile vlerësoi zvendësministri i punës Kastriot Sulka.

Punësimi i të rinjve sipas PNUD-it është kyç në uljen e varfërisë dhe zhvillimit të vijueshëm. Në fund të takimit ku ishte i pranishëm dhe ambasadori i Spanjës dhe BE në Shqipëri z.Montobio u prezantua dhe Fondi Rajonal i Punësimit të Shkodrës pranë zyrave të Këshillit të qarkut të Shkodrës. Ky fond përfaqëson të parin organizëm financiar strategjik për programet e punësimit ku përfshihen shumë aktorë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›