E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas Kubës në Bora Bora!

Çifti i porsamartuar Altuna Sejdiu dhe Rilind Reka ende nuk e kanë zgjedhur destinacionin e tyre të radhës për pushimet e tyre vjetore.

Vitin e kaluar çifti kishin qenë në pushime në Kubë, ndërkaq tani Tuna thotë se vendin e pushimit do ta zgjedh burri i saj Rilindi.

Këngëtarja ka treguar se ky vend mund të jetë plazhi i Bora Borës që është një ishull i Francës në oqeanin paqësorë.

“Ka gjasa të jetë Bora Bora, por kudo që të jetë pushimet do i përfundojmë në fund të verës për shkak se momentalisht jam duke punuar në disa projekte të reja muzikore”, ka thënë Tuna.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›