Punëtorët : Në Gërdec ka pasur aksidente të tjerë
Frika e pushimit nga puna ka detyruar punëtorët të heshtin për shpërthimet e mëparshmeShpërthimi i 15 marsit që shkaktoi tragjedinë më të madhe në vend nuk ka qënë incidenti i vetëm në fabrikën e demontimit të armëve. Punëtorët thonë senë fillimet e punës ka patur incidente të shpeshta madje qëkanë shkaktuar edhe plagosjen e punëtorëve. Për muaj me radhëpunëtorëtkanë siguruar jetesën e tyre në kushtet më skandaloze, ku flakët që përshinin makineritë apo edhe ambientetpërreth fikeshin me kova uji. Frika e humbjes së vëndeve të punës ka bërë që asnjë prej punëtorëve të mos flasë apo të reagojë për incidentet e ndodhura.Por sipas dëshmivethuhet se për muaj të tërë fabrika ka funksionuarme tre turne ku në ditë shkarkoheshin mesatarisht rreth 30 makina ushtrie ndërsa në orët e vona të mbrëmjes municioni transportohej me një trail privat. Për rreth 5 muaj ka qënë ky aktiviteti i përditshëm i fabrikës së çmontimit, ndërkohë që punëtorët trajtoheshin si skllever pune. Nga dëshmitë e siguruara nuk ka qoftë edhe një punëtortë siguruar, ndërkohë që mosha e punëtorëve varionte nga 12 deri në 60 vjeç.Sipas të gjitha dëshmive dentinacioni itrailave të ngarkuarishte Durrësi. Por për muaj të tërë asnjë prej tyre nuk ka dyshuar për aktivitetin e fshehur të fabrikës. Fakti që drejtuesit e saj deklaronin që ishte kompani shtetërore ka hequr çdo dyshim për punëtorët të cilët merreshin vetëm me çmontimin e arkavedhe paketimin e tyre në arka më të vogla jo më shumë se 30 kilogramshe të fishekëve me kalibra të ndryshëm. Megjithëse kanë punuar për muaj të tërë në këtë fabrikë i vetmi person që punëtorët kanë njohur është Tani (askush nuk ia di mbiemrin) i cili merrej me mbikëqyrjen e punës. Ndërsa sipas dëshmiveme transportin dhe me administrimin e municioneve sipas punëtorëve merreshin drejtuesit. Nga të gjitha dëshmitë e siguruara del në pah se për gati një vit fabrika e Gërdecit ka funksionuar si pikë e grumbullimit dhe më pas e shpërndarjeve të municioneve. Trailatsi destinacion të udhëtimit të tyre kanë patur Durrësin. Ndërkohë që demontimi duket se ka qënë vetëm mbulimi ligjor i kësaj fabrike me të cilën janëbërë transferat e një sasie të konsiderueshme municionesh. Zabit Çuka: Çdo natë nga fabrika ikin 20 kaminonë Sa kohe keni punuar në fabrikë?Kisha dy muaj që ishim tëpunësuar. Kisha dëgjuar se merreshin në punë, mjafton që të shkoje dhe të njëjtën gjë kam bërë dhe unë. Pasi kam shkuar aty jam marrë menjëherë dhe kam filluar punën si gjithë të tjerët. Çdo ditë punonim me një orar të rregullt që shkonte nga ora 8 e mëngjesit deri në mbrëmje.Sa makina vinin në ditë me municione?Kishte një sërë makinash që vinin dhe largoheshin në darkë,por ne nuk merreshim me to. Mund të vinin mbi 20 makina që shkarkoheshinnë ditë.Ju ku punonit?Brenda fushës së fabrikës aty ishin edhedepot e municioneve Si ndodhi shërthimi?Atëditë ishintë ndara proceset e punës,dikushmerrej me djegoret, një tjetër grup me ngarkime dhe kështu me radhë.Po vinte koha epushimit dhe nisi të binte një shi i hollë. Në këtë moment i them dikujtqë tëtë vendoste barutin brendaqë të mos e zinte shiu. Në këtë kohë shoh që nga një distancë prej 150 metrashnjë shkëndijëdhe më pas baruti mori flakë.Nga se u shkaktua flaka?Nuk e pashë se çfarë e ndezi barutin por pashë që baruti qëmori flakë ishte në afërsitë portës. Në këtë moment i kam thënë të gjithë punëtorëve që ishin aty që tëlargoheshin menjëherë nga fabrika se nga eksperienca ime dija rrezikun. Tërë kohën i kam porositur që të largoheshin sa më shpejt dhe të gjenin strehëza të sigurta largfabrikës.Nuk kazgjatur shumë kohë, as pesë minutanga kjo shkëndi u dëgjuar shpërthimi i parë.Nga shpërthimi kam marrë goditje në shpatull nëkokë dhe kam thyer këmbën. Kam bërë tre operacione dhe nuk di nëse do të jem në gjëndje të eci më.Sa punëtorë ishin në fabrikë?Ishin mbi 15 grupe dhe që përbëheshin prej 4 vetash.Kishte gra në fabrikë?Po kishte shumë familjarë.Ju i çmontonit këto municione po kush merrej në darkë me dërgimin e tyre?Pas demontimitshpërndaheshin dhe magazinoheshin më vete.Po kush merrej me trasportin?Ishin administratorët e kompanisë, ata merreshin me gjithçka.---------------------------------------------------------------------------------Elviz Kranja:Norma ditore për 11 mijë lekë, mezi kapejSa kohë ke punuar në fabrikë?Rreth 3 muaj, i pasiguruar dhe vetëm për një rrugë që më shërbente për bukën e gojës. Puna shkonte me normë që asnjë herë nuk plotësohej. Megjithatënorma rrallë kapej dhe kjo për11 mijë lekë.Në momentin që ka shpërthyer fabrika ku keni qënë?Në fabrikë brenda duke punuar. Nga erdhi flaka?
Nga jashtë magazinës fillimisht është dëgjuar shpërthimi i fuqishëm. Në magazina ka patur një sasi të konsiderueshme municionesh dhebaruti.Kush ju mori në punë?Unë kam shkuar vetë tek fabrika sepse ksiha dëgjuar se po merrnin njerëz në punë. Aty kam takur një Tani dhe ai më ka marrë në punë. Thjesht firmosa një copë letër dhe fillova.Sa makina vinin në ditë për tu shkarkuar?Mbi 20 makina dhe këto ishin makina ushtarakePo në darkë?Vinin makina civileSa veta ishin në magazinë kur shpërtheu?
Mbi 50 veta. Megjithëse u dëgjua shërthimi i parë unë u ktheva se kishte mbetur nusja brenda. Në këtë momentnga shperthimi jam përplasur me njëteneqe. Ndërsa ime shoqe nuk mundi të dilte dot. Ajoështë në Greqi dhe po merr kurim, pasi është rëndë. Pasi mundëm të dilnim nga rrethimet kemi marrë malet për të shpëtuar. Ishte e tmerrshme ajo që ka ndodhur.
------------------------------------------------------------------Fere Kurti: Nuk mbahet mend sa arka me fishekë kemi paketuar Kur keni filluar punë në fabrikë?Unë kam filluar që kur është hapur fabrika. Kam qenë ndër punononjësit e parë.Ekzaktësisht puna ka filluar me 18 qershor.Si filluat punë?Isha në Burrel dhe mëmarrin të afërmit e mi në telefon ku më thonë të vija se ishte hapur punë në Gërdec. Na thanë se ishte fabrikë por se për çfarë nuk dinim gjë. Erdhëm këtu tek puna dhe filluam tëshkarkojmë arka me fishekë që atë ditë.Ishim shumë punëtorë,mund të ishin mbi 100 veta. Unë fillimisht punova pastruese. Gjatë kësaj kohe ka ndodhur disa herë që makinat të merrnin flakë dhe nei hidhnim me ujë që t’ifiknim. Kam qënë vetë prezent kur janë djegur punëtorët nga ndezja e shpeshtë e barutit. Pasi kishte ndodhur disa raste ata vendosën freskuese për makinat në të dyja anët e saj. Kurmerrte flakë makina ne dilnim të gjithë jashtë. Për të treguar nuk tregonim se kishim frikëdhe mendonim se është fabrikë e shtetit. Nuk dinim gjë që ishte firmëe fshehur. Pastaj kush vinte të na pyeste ne. Akishte sasi të mëdhame fishekë?Shumë. Në ditë mund të vinin mbi 50 makina.Pasi ju i vendosnit fishekët në arka ku shkonin?Nuk dinim gjë sepse kamionët e mëdhenj vinin shumë vonë dhe në fabrikë nuk kishte punëtorë përveç atyre të shkarkimit. Ka patur arka me fishekë që trasportoheshin?Duhet të ketë pasur sepse sasia ishte e madhe.Sa kohë keni punuar?Mbi 5 muaj. Dhe gjatë gjithë kësaj kohe nuk mbahej mendsa arka kemi paketuar dhe që niseshin vetëm natën kur vinin maunet.Sa larg ndodhet shtëpia juaj nga fabrika?As 100 metra dhe është një fat që jam gjallë.E keni parë shpërthimin?Po sepse në këtë moment kam qënë në katin e dytë të shtëpisë. Fillimisht flaka ka ardhur nga brënda fabrikës në afërsi të portës dhe më paska nisur të marri flakë e gjithë fabrikadhe të nisninshpërthimet e fuqishme.
-------------------------------------------------------------Bihane Halili: Fisheket e rinj i paketonim me arka të vogla Sa kohë ke punuar në fabrikë?5 muaj, tek fishekët dhe rreth 2 muaj tek predhat. Si fillove punë?Dëgjova se ishte hapur një fabrikë dhe shkuam tek dera për të kërkuar punë por se çfarë do të bënim nuk e dinim. E kemi mësuar atë pasdite që duhet të shkarkonim fishekë dhet’i shpërndanim.Ti me kë ke punuar aty?Bashkë me tim shoq. Ai punonte tek çmontimi i fishekëve ndërsa unë tek pastrimi. Unë isha tek arkat, të cilat i hapnim dhe i paketonim në arka më të vogla.Si vinin arkat me fishekë?Ishin arka të mëdhadhe ne i hapnim me veglat që na jepnin ata, që ishte një levë dhe një çekiç. Fishekët erinj nei vendosnim në arka të vogla prej druri.Ku shkonin arkat?Ne ipasi i paketonim dhe i linim aty dhe vinin i merrninpër t’i futur në magazinë. Kishte njerëz që punonin me ngarkimin e makinave?Po dhe ato ishin njerëz të përhershëm që merreshin vetëm me këtë punë. Pas pesë muajsh fabrika u mbyll për një muaj e gjysmë dhe unë fillova prapë punë dhe merresha me pastrimin e gëzhojave. Këtu ishim 11 veta ndërsa tek larja me naftë e majave të predhaveishin 18 veta.Aty kanë qënë 2 bote me naftë brenda fabrikës.Si ndodhi aksidenti?Flaka ka marrë nga jashtë dhe kanë qenë dy thasë me barut. Ishte ora 12 pa 05dhe ne ishim duke u ulur për të ngrënëbukë. Flakaerdhi nga jashtë magazinave. Përjashta kanë qenë rreth 80-të makiname djegore. Aty ka qenë njëmakinëmepredha të vogla dhe këto kanë qenë shumë të rrezikshme dhe neve nuk na linin t’i preknim.Këto ishin tip fishekësh. Por flakëka marrëbaruti jashtë.Sa veta keni qënë?Kemi qënë rreth 28 gra të cilat kemi mundur të dalim për faktin se sapo po uleshimpër të ngrenë bukë. Pamë flakët dhe u larguam me vrap. Gjithsecila për hesap të vet, disanë kërkim të fëmijëve. Të gjithë filluan duke ulëritur apo askush nuk mund të ndihmonte. Është fat që jemi gjallë. -----------------------------------------------------Bledion Aliu
Sa ke punuar në fabrikë?Kam punuar muajin e verës kur ishte preudha e çmontimit të fishekëve. Punoja në makineri Sa fishekë çmontoheshin?Unëpunoja me makinën por ishin punëtorët që ishin tek arka dhe besoj se norma e tyre ishte 300 arka.Megjithatë kjo varej nga fishet nëse fishekët ishin të vegjël bënim shumë arka nëse ato ishin tëmedhenjë bënim pak arka. Pastaj i magazinonin më pas futeshin në makinë.Në darkë vinin kamionet që merrnin gëzhojat dhe majat. Pasi mbushej kamioni plot nisej për në durrës. Me sadëgjonim, thuhej se ato niseshin për në Amerikë për tu shkrikë.Sa makina ngarkoheshin?Ishtenjë kamion që vinte cdo ditë që merrte këto materialet. Sa vjeç ke qënë kur ke punuar?17 vjeç dhe kushtet ishin të vështira madje unë prandaj e lashë punë. Pastaj na trajtonin shumë keq edhe bukën duhet ta hanim për 20 minuta.-----------------------------------------------------Endri OsmaniSa kohe ke punuar në fabrikë?3 muaj dhe atë kohë isha 15 vjeç. Puna ime ishte të hapja arka dhe në ditë duhet të hapja 300 arkadhe për këtë merrja 10 mijë lekë. Pastaj na trajtonin shumë keq. Si puna ime fëmijë kishte rreth 20 të tjerë që gjithë ditën rrinim më përmbys në paketimin e arkave.Unë isha tek çmontimi. Grupi i punës ishte dy gra dhe dy burra. Dy gratë i fusnin fishekët nëpër arka të vogla pasi ne i nxirrnim prej arkave të mëdha. Më pas ne i transportonim dhe i fusnim në magazinë . Sa arka mund të stivonit të ditë?Çdo grup bënte 300 arka dhe ishin 70 grupe pune. A mbesnin arka që nuk përpunoheshin në makineritë e çmontimit?Po. Po nuk e di sa
Me çfarë makine bëhej trasporti i arkave?Me një tral të gjatëqë vinte cdo natë.Dëgjonim që i trasportonte nëDurrës.----------------------------------------------------------------------------------Ermal SelamiSa kohe ke punuar në favrikë?3 muaj dhe kam qenë 16 vjeç. Si fillove punë?Mjaftonte të shkoje aty. Nuk të pyesnin për asgjë. Regjistroje emrin dhe kaq mjaftonte. Unë e lashë punën për shkak të vështirësisë sepse ishte punë shumë e lodhshme.Por unë nuk isha i vetmi që kisha këtë moshë kaq të vogël që punoja në fabrikë kishte edhe fëmijë 10 vjeç që ndihmonin nënat e tyre për të sistemuar në arka fishekët.Sidomos në muajt e parëne bënim punë të ndryshme duke filluar që nga makineritë tek arkat e deri tek shkarkimi që ishte procesi më i vështirë.Sa arka shkarkoheshin në ditë?Kurpunoheshin tek arkat duhet të hapnim 300 arka për të marrë 10 mijë lekë, kur ishim tek shkarkimii shkarkonimrreth 5 makina për grup dhekishte 5 grupe të tilla. Po ngarkimi si bëhej?Kishte pirun që ngarkonte tralindhe nuk merreshim ne punëtorëtapo kishte vetëm pak persona. Ngarkesa bëhej me arka dhe ato ishin të vogladhe një arkë vinte 30 kile. Po unë ika më pas sepuna ishte shumë e lodhshme.