Punëtorët bllokojnë Levan-Tepelenë, kanë 8 muaj pa u paguar
Punëtorët e aksit Levan-Tepelenë kanë bllokuar punimet për ndërtimin e kësaj rruge. Shkak për këtë është bërë fakti se punëtorët kanë më shumë se tetë muaj që nuk paguhen nga firma ndërtuese e kësaj rruge.
Mësohet se mbi 100 punëtorë janë mbledhur para firmës Todini dhe kanë protestuar për 8 muajt e papaguar nga firma.
Ata janë shprehur se nuk mund të vazhdojnë që të punojnë në këto kushtet.
Aksi Levan-Tepelenë ka qenë një nga premtimet e mëdha të qeverisë, por prej vitesh është duke u zvarritur nga kompania ndërtuese.