E Diel, 1 Nëntor 2026

Një akronim i ri: OSBE Organizata e Shërbimeve për Berishën Elektoral

Lidhur me heqjen e frazës kritike ndaj përurimeve të kryeministrit për efekte elektorale nga raporti paraprak i OSBE/ODIHR-it, analisti për median i misionit të vëzhguesve të zgjedhjeve të kësaj organizate, Giuseppe Milazzo, tha dje se të gjitha raportet e misionit të vëzhguesve të zgjedhjeve të ODIHR-it kalojnë përmes një procesi rishikimi brenda kuadrit të ODIHR-it. Fraza në fjalë ishte e përfshirë në një projekt të hershëm të raportit, por nuk ishte konsideruar mjaftueshmërisht e përshtatshme për procesin zgjedhor. Ndaj, kjo sentencë është hequr si pjesë e një procesi normal redaktimi të ODIHR-it dhe gabimisht është përfshirë në përkthimin shqip. Gabimi u korrigjua menjëherë, pasi u vu re nga ne.

Lind pyetja: Dakord, ju e hoqët, ju besojmë, por pse e konsideruar gabim? Pse e hoqët një frazë të tillë? Është normale që qytetarët e një vendi të shohin ditë për ditë kryeministrin që shpik vepra të realizuara me synimin për të prerë shirita nën vëzhgimin e kamerave televizive?

*respublica.al. Rubrika nanonews

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›