E Diel, 1 Nëntor 2026

Arben Puto: Plani grek për regjistrimin etnik dhe qeveritë shqiptare

Historiani i njohur, profesor Arben Puto, është një ndër penat më prodhuese në fushën e studimeve historike. Nga lartësia e tij e 87 vjetëve, ai mund të jetë i qetë me kolanën e veprave që ka krijuar tashmë, ku hidhet dritë mbi aspekte e fenomene të spikatura të historisë së vendit tonë e rajonit, mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacinë. Në këtë intervistë për Mapo, ai pranon të diskutojë edhe për situatën politike aktuale, regjistrimin me bazë etnike, Akademinë e Shkencave dhe problemin e minoritetit grek

Nga Skënder Minxhozi

MAPO

Profesor jemi në kohë fushate dhe objektivisht interesi fokusohet drejt ecurisë së saj. Si po i përjetoni këto javë parazgjedhore? Në çmënyrë reagon një akademik ndaj asaj që zhvillohet përreth tij, shpesh në forma të ashpra e polemike?

Si çdo qytetar i këtij vendi, i ndjek me shqetësim ngjarjet politike. Fushata elektorale po komprometohet rëndë nga raste dhune. Të shpresojmë se palët do ti thërrasin arsyes dhe do të gjejnë një ekuilibër në këtë ballafaqim elektoral. Mund të përshëndetet thirrja që ka bërë zoti president për një atmosferë më të qetë, për një gjuhë më të moderuar dhe të qytetëruar. Është me shumë vend. Dhuna verbale gjeneron dhunë fizike. Madje mund të përshkallëzohet dhe të çojë në eksese me pasoja të rënda.

Është me vend, edhe thirrja që bëri këto ditët e fundit z. Kryeministër, për të hequr disa nga sulmet personale midis kundërshtarëve politikë. Kjo është, aq më tepër, me rëndësi kur e thotë kryeministri që flet në emër të qeverisë, e cila ka detyrën kryesore në administrimin e zgjedhjeve.

Respektimi i ligjit, një angazhim më serioz nga ana e qeverisë janë kyçi për uljen e tensioneve dhe normalizimin e situatës përpara se ajo të dalë jashtë kontrollit.

Kryeministri iu drejtua kundërshtarit politik, duke e ftuar që të mos përdoren më fyerje, poshtërime, cenime të jetës private. Gjeti një shprehje figurative shumë të goditur të Faik Konicës, që thoshte se çdo gjuhë ka një shportë me fjalë të pista. Të mos futet dora në atë shportë. Duam të besojmë se ky është një reflektim nga kryeministri, që e shtyn atë të heqë dorë nga kjo praktikë e pahijshme, të mos futë më duart në atë shportë. Të kuptohemi, kjo nuk është polemikë, është preokupim i sinqertë i çdo qytetari për imazhin e vendit dhe për një komunikim të qytetëruar edhe në politikë. Sidomos në politikë.

Ka një element të ri në marzh të fushatës elektorale, është Iniciativa për Tiranën. A mund të shërbejë kjo nismë si një element racional në fushatë?

Ideja është e mirë në parim, si një mundësi për rrahjen e problemeve të Tiranës. Por iniciativa është e njëanshme, është vetëm një palë. Mesa po duket nga takimet e para, mbledhja po merr karakterin e një manifestimi në krah të një kandidati. Njihet prirja e organizatorëve, po e bëjnë të qartë edhe shumica e pjesëmarrësve, pavarësisht se aty-këtu mund të dëgjohet edhe një zë i pavarur kritik. Me një fjalë, kjo është pjesë e fushatës së kandidatit të mazhorancës. Pjesëmarrësit kanë përpara jo kandidatin, por kryebashkiakun e zgjedhur. Ata i japin mendime sesi ta bëjë punën më mirë. Vota e pjesëmarrësve nuk është më e fshehtë, ata kanë votuar përpara 8 majit. Padyshim ky është një sukses i Bashës.

Ju jeni duke shkruar një libër të ri për luftën italo-greke dhe fenomenin e kuislingëve. A mund të na e shtjelloni përmbajtjen e tij?

Ky është një libër për luftën italo-greke 1940 1941. Unë e trajtoj atë si një pjesë të historisë sonë gjatë luftës së dytë nën okupacionin italian, pastaj gjerman. Zhvillimet në frontin e luftës nuk hyjnë në këtë këndvështrim. Vëmendja përqendrohet në situatën që krijohet brenda vendit dhe në shkallë ndërkombëtare. Një element kryesor është kolaboracionizmi me pushtuesit, sjellja dhe veprimtaria e qeverive kukulla, që ia kanë lehtësuar detyrën pushtuesit, duke kompromentuar rëndë të ardhmen e vendit.

Disa herë pretendohet se këto qeveri kolaboracionistë kanë arritur një objektiv të dorës së parë: kanë realizuar unitetin kombëtar, kanë ndrequr padrejtësitë e së kaluarës, kanë krijuar Shqipërinë e Madhe me Kosovë e Çamëri të bashkuara me shtetin amë.

Qeveritë kukulla janë përpjekur të legjitimojnë kolaboracionizmin, me qëllimin e nacionalizmit shqiptar për unitet kombëtar.

Por në ato rrethana nuk mund të bëhej fjalë për unitet kombëtar. Ishte e rreme, iluzore, ishte një fiksion. Në të vërtetë Shqipëria e Madhe ishte një shtrirje territoriale e okupacionit, ishte një fiksion. Irredentizmi, nëse nuk ka qenë një ambicje e shfrenuar për pushtet, edhe duke sakrifikuar pavarësinë, ka qenë një verbëri e skajshme politike. Për arsyen e thjeshtë se kufinjtë as caktohen, as ndryshohen në kohë lufte. Po bënin një dëm të madh, merrnin anën e Italisë dhe të Gjermanisë, duke e degraduar kështu pozitën e Shqipërisë në Luftën e Dytë, nga viktimë e agresionit, në palë ndërluftuese në krah të fuqive të Boshtit, që pësoi disfatë.

Me qëndrimin dhe veprimtarinë e tyre, kolaboracionistët jepnin argumente prova se Shqipëria ishte aleate e Boshtit dhe për këtë do të paguante.

Në këtë libër unë kam një kapitull të veçantë mbi Konferencën e Paqes, të Parisit të vitit 1946. Aty Greqia solli pikërisht këto argumente për Shqipërinë si aleate të Boshtit, shtet të mundur në luftë, për të marrë Shqipërinë e Jugut (Vorio-Epirin). Gjithë platforma e delegacionit grek në këtë konferencë mbështetej në këto argumente. Nuk ka pasur ndonjëherë kaq shanse Greqia për tia arritur qëllimit, sesa në këtë konferencë. Kishte dështuar dy herë Venizellos, si në 1912 1913, ashtu edhe në Konferencën e Paqes pas Luftës së I. Kjo e treta do të ishte e vërteta.

Por gjatë debatit në konferencë doli qartë se argumenti më i fortë ishte rezistenca shqiptare. Lufta Nacional Çlirimtare, e cila e rreshtoi Shqipërinë në krah të Koalicionit Antifashist. Si rezultat Shqipëria shpëtoi nga një sundim i ri dhe u njoh si palë nënshkruese në Traktatin e Paqes me Italinë të vitit 1947, si shtet fitimtar.

Të them të drejtën kam një merak kur trajtoj këtë temë, se mos duke goditur irredentizmin nën okupacion të huaj mund të keqkuptohem, të qortohem për shpërfillje ndaj idesë së madhe të unitetit kombëtar. Çështja është e thjeshtë. Bëhet fjalë për periudhën e luftës nën okupacion. Sot është kohë tjetër. Ka një varg faktorësh të realitetit të ri, në të cilin Uniteti Kombëtar hap shtigje dhe jep shpresa për një shtet të përbashkët të kombit shqiptar. Shqipëria del e pacunguar, Kosova zgjohet dhe fillon një rezistencë të vetëdijshme kundër sundimit, gulagut serb, gjen përkrahjen ndërkombëtare për vetëvendosje, çlirohet dhe del më vete me një kufi të përbashkët me shtetin amë. Tani është koha kur Të rinjtë e Vetëvendosjes kërkojnë Kosovën pa tutelë ndërkombëtare. Është koha kur shkencëtari vizionar Rexhep Qosja ngre zërin dhe angazhohet plot pasion për Unitetin Kombëtar. Shpresojmë se do të vijë ajo ditë kur lajmëtari i së ardhmes do të thotë fjalën e tij edhe nga tribuna e Kuvendit të Shqipërisë.

Kohët e fundit po shprehet e po diskutohet gjallërisht për regjistrimin e popullsisë. Konkretisht: a duhet të përfshihet në regjistrim edhe deklarata mbi përkatësinë etnike?

E kam ndjekur debatin që në fillimet e tij. Thelbi i debatit përqendrohet te deklarata sipas vullnetit individual. A është e drejtë? Kjo çështje, veçanërisht këtu tek ne, ka të bëjë me çështjen e minoritetit. Nuk është problem për pjesëtarët e minoritetit. Është e drejtë e padiskutueshme që ata të zënë vend në regjistrim si pj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›