Shkup: BDI protestë, dënohet dhuna e 1 qershorit
Afro 3 mijë mbështetës të Bashkimit Demokratik për Integrim morën pjesë në një tubim në Shkup, në të cilin u protestua kundër dhunës që ndodhi në zgjedhjet e 1 qershorit.
Në këtë tubim u dënua dhuna, nga e cila u vra një shqiptar dhe u protestua kundër "manipulimit dhe jolegjitimitetit" të zgjedhjeve.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se më një qershor u mbushën kutitë e votimit, u vra një i ri 26-vjeçar dhe u plagosën disa persona nga institucionet e Maqedonisë, por me urdhër të qarqeve antishqiptare.
Ai kërkoi që institucionet ta marrin përgjegjësinë për këto incidente dhe që fajtorët të dalin sa më parë para drejtësisë. Protesta e BDI-së kaloi e qetë.