Punime ne linja shkeputje energjie ne gjysmen e Tiranes e rrethe
Riparimet ne sistemin e transmetimit dhe shperndarjes se energjise elektrike pritet te lene pa drita per tre dite me radhe zona dhe lagje te ndryshme ne te gjithe vendin. Shkeputjet e energjise elektrike do te behen ne ore te caktuara te dites ne menyre te alternuar nga ora 09.00 e mengjesit deri ne 15.00 nga data 30 Maj deri ne 3 Qershor.
Keshtu per shkak te punimeve qe pritet te kryeje CEZ Shperndarja shkeputje te energjise elektrike do te kete ne bashkine e Krujes dhe Fushe-Krujes si dhe zonave perreth sic eshte komuna Thumane apo zonat e Shen Merise Zall Bastarit Shupale ne Tirane.
Njekohesisht punime gjate kesaj periudhe do te kryeje edhe Operatori i Sistemit te Transmetimit dhe gjate datave 31 maj dhe 1 qershor pritet te mbeten pa energji elektrike zona e Kombinatit Alliasi Don Bosko Spitali Ushtarak Komuna Ndroq Komuna Peze dhe rrethinat e tyre ne Tirane. Keto jane punime rutine qe bejne operatoret respektiv ne kuader te mirembajtjes se rrjetit.