E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punimet në sheshet e Prishtinës në fazën përfundimtare

Punimet në dy sheshet kryesore në kryeqytet, në atë Ibrahim Rugova dhe Zahir Pajaziti kanë hyrë në fazën përfundimtare. Zyrtarët komunalë janë optimistë se ato do të jenë të gatshme në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, më 11 qershor. Ndërsa qytetarët thonë se këto dy projekte i kanë dhënë një pamje të re dhe shumë më të freskët qytetit të Prishtinës, transmeton Radio Kosova.

Punimet në sheshin Ibrahim Rugova dhe Zahir Pajaziti janë duke u zhvilluar me një dinamikë të përshpejtuar. Aktualisht është duke u punuar në shtigjet për pushimore, ndërsa punimet tashmë kanë përfunduar në hapësirat e parapara për gjelbërim.

Zëdhënësi i komunës, Asdren Osaj pranon se kanë pasur vonesa, por sipas tij ato janë bërë me qëllim që projektet të kryhen në mënyrë sa më cilësore. Sipas tij sheshet do të jenë të gatshme për Ditën e Çlirimit të Prishtinës.
Osaj, bëri të ditur se punimet në sheshin Zahir Pajaziti do të kryen sipas planit, duke përfshirë edhe toaletet publike, meqë ka sinjale pozitive nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e cila ditë më parë kishte urdhëruar që të ndërpriten punimet në ndërtimin e tualeteve publike në këtë pjesë të kryeqytetit.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›