E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrahën policët në Merdare

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar, shtetas nga Shqipëria, pasi që të njëjtit në Pikë Kalimin Kufitar në Merdare, kanë fyer, ofenduar dhe me pas kanë sulmuar fizikisht dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës duke u shkaktuar lëndime te lehta trupore, të cilëve më pas u është ofruar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin zyrtarët e PK-së në vetëmbrojtje për të vënë situatën nën kontroll, kanë përdorur gazin lotsjellës. Pas kompletimit të rastit të dyshuarve u është bërë fletëparaqitja për në Gjykatën Themelore në Prishtinë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›