E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nigeri, zbulohet “fabrika e foshnjave”

Policia e Nigerisë ka shpëtuar 17 shtatzëna tinejxhere dhe 11 foshnje të porsalindura nga “fabrika e foshnjave” në shtetin juglindor të Nigerisë, Imo, ndërsa tashti i është vënë pas një guraje e cila dyshohet se ka planifikuar shitjen e foshnjave, njoftuan zyrtarët e atjeshëm, transmeton BBC.

Vajzat e moshës shumë tëre (tinejxhere) i thanë policisë se kanë mbetur shtatzëna me një 23 vjeçar, i cili është arrestuar, se nuk u është lejuar të largohen nga shtëpia dhe se ushqimi u është dhënë vetëm një herë në ditë.

Në juglindje të Nigerisë edhe deri tash janë zbuluar dukuri të tilla të “fabrikës së foshnjave”. Sipas të dhënave të BE-së, Nigeria, bashkë me Kinën, është një prej burimeve më të mëdha për tregti me njerëz në Evropë. Hetuesit e agjencisë nacionale nigeriane kanë konstatuar se foshnjat nga Nigeria shiten për 4 200 euro./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›