E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mijëra shqiptarë protestuan kundër politikës diskriminuese serbe

Nën organizimin e subjekteve politike dhe organizatave joqeveritare të Luginës së Preshevës ashtu siç ishte paralajmëruar në qendër të Preshevës pikërisht para komunës aty edhe ku u largua lapidari i UCPMB-së, sot kanë proertstuar mijëra shqiptare kundër politikës diskriminuese të regjimit të Beogradit në Luginë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Në protestën e sotme kundër politikës diskriminuese serbe në Luginë, morën pjesë gjithë liderët nga Kosova Lindore. Të gjithë njëzëri dënuan politikën sistematike represive serbe mbi popullatën shqiptare në Luginë duke kërkuar nga faktori ndërkombëtare nderhyrje dhe përfshirjen e Luginës së Preshevës në procesin e dialogut në Bruksel.

Protestuesit kërkuan edhe bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën

Protestuesit pos flamujve kombëtar mbanin edhe flamuj amerikan, evropian si dhe afishe ku dënohej politika antishqiptare. Kurse në afishet që mbanin në duar protestuesit kërkohej kthimi i lapidarit të UCPMB-së, heqja e lapidarit serb në Llucan si dhe kërkesa “duam Preshevën në dialogun e Brukselit”, “duam Universitet”, “pa recipricitet ska stabilitet”, “Lugina kërkon atë çfarë e duan serbët e veriut në Kosovë…”, “Stop Diskriminimit”, “Jo Militarizimit të Luginës”, “Nadal Spastrimin Etnik të Shqiptarëve nga trojet e veta në Luginën e Preshevës..” si dhe ajo për “bashkim të Luginës me Kosovën “

Lideri i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, e ka vlerësuar lartë dinjitetin e protestës së qetë kundër diskriminimit sistematik të Beogradit zyrtar. Musliu ish-drejtor politik i SHP të UCPMB-së për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” gjatë prtestës ka deklaruar se ” regjimi diktatorial i serbisë duhe të ndal ndjkejet , arrestimet arbitrare ndaj të rinjve shqiptarë e posaçërisht të ish-ushtarëve të UÇPMB-së, të cilët për motive politike bastisen, arrestohen dhe burgosen vazhdimisht.”
“E veçanta e kësaj proteste ishtë se ajo po mbahet në vigjilje të shënimit të përvjetorëve të UÇPMB-së dhe paralajmërimit të seancës së Gjykatës së Apelit në Beograd, ndaj Grupit të Gjilanit, i cili gjatë vitit 2012 u dënua me 116 vjet burgim”, tha në vazhdim z.Musliu.

Presheva kërkon ndërhyrje ndërkombëtare në Luginë

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës përmes kësaj proteste gjithpopullore kërkoi lirimi i të burgosurve të pafajshëm shqiptarë dhe ndërprerja e praktikës së vjetër të Beogradit, për dënimin e shqiptarëve. Sipas tyre, diskriminimi sistematik i shqiptarëve nga pushteti aktual i Beogradit, nuk ka të ndalur. Rruga institucionale për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara me vite në këto hapësira etnike, nuk po jep rezultate të kënaqshme.
Lidërët e Luginës kërkuan nderhyrje të faktorit dërkombëtar në ndaljen e politikës antishiptare serbe në Luginën e Preshevës, ndërsa nga Beogradi kërkuan të ndalë provokimet të cilat mund të shkallzijnë situtën ashtu të brishtë në Luginë, raportojnë korrespondetët e agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë”.

Shqiptarët e Luginës për ta përmirësuar gjendjen e tyre politike dhe ekonomike e bënë Referendumin e vitit 1992, e zhvilluan një luftë gjatë viteve 2000-2001 dhe e arritën Marrëveshjen paqësore të Konçulit, si dhe miratuan një Deklaratë politike nga këshilltarët shqiptarë të tre kuvendeve komunale të Luginës, më 2006, por prapë statusi i tyre politik mbeti i pandryshuar, kanë deklaruar liderët tjerë të Luginës së Preshevës. Nga subjket politike shqiptare dhe orgbanizatorët është përpiluar një raport në tri gjuhë botërore mbi sitautën aktuale dhe kerkesat e shiptarve të luginës së Preshevës drejtuar përfaqësiev diploamtike në Beograd, OSBE-së, Uashingtonit, Bruskelit dhe Gjenevës. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›