E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagesa e mjekeve ne baze te punes

Pagat e mjekeve ne sherbimin paresor tashme jane ne varesi te punes se tyre. Kjo do te thote se nese kryejne nje numer te madh vizitash, do te kene bonuse ne page. Per sa i perket te dhenave, rezulton se ne dy vitet e fundit eshte rritur numri i vizitave qe behen nga mjeket e paresorit. “Sot pacientet perfitojne nje sherbim cilesor fale pajisjes se cdo qendre shendetesore me laborator baze. Kjo evidentohet qarte edhe ne faktin se 270 mije persona me shume, kane marre sherbim ne qendrat tona”, u shpreh Elvana Hana, drejtoreshe e ISKSH-se. Sipas saj, me sistemin e ri te futur ne poliklinika, keto te fundit kane nje autonomi me te madhe financiare dhe administrative, ne drejtim te perdorimit te fondeve dhe te te ardhurave dytesore. Nga ana tjeter, gjate dy viteve te fundit jane dyfishuar pagat dhe cdo punonjes i qendres shendetesore perfiton 14 paga ne vit, nga te cilat 2 paga shperblim. Programi i USAID “Pro shendetit”, ka 6 vjet qe implementohet ne Shqiperi dhe synimi i tij eshte zhvillimi i shendetit paresor. Fillimisht ky projekt ka nisur ne qytetin e Beratit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›