Punonin ne sistemin e ftohjes ne spital dy punonjes te Fukushimes

Dy punonjës në centralin bërthamor Fukushima Daiichi janë shtruar në spital për shkak ekspozimit në nivele të larta rrezatimi. I prekur rezulton dhe një person i tretë. Të tre ishin duke u përpjekur për të rivendosur sistemin e ftohjes në reaktorin 3, të dëmtuar nga tërmeti më 11 mars.
Sipas Shefit të kabinetit të Japonisë sekretari Yukio Edano ata u ekspozuan në nivele rrezatimi 170-180 millisieverts, një shkallë kjo më e ulët se sa në nivelin maksimal prej 250 millisieverts të lejuar për punëtorët në Daiichi. Pas evidentimit të inflamacioneve në këmbë punonjësit u shtruan në spital. Mendohet se këmbët e tyre janë lagur nga ujë me nivel të lartë rezatimi pavarësisht se të tre kishin veshur uniformat mbrojtëse.
Rrezatimi në ujin e pijshëm në Tokio tani ka rënë por mbetet ende i lartë në zona të tjera të Japonisë veriore. Pervec ndalimit të konsumit të 11 llojeve të perimeve në vend edhe shtete të tjera kanë ndërmarrë masa ndaluese kun dër produkteve japoneze Ruisa ka ndaluar importin e ushqimeve nga katër rajone të Japonisë për shkak të shqetësimeve në rritje mbi radioaktivitetin.
Shtetet e Bashkuara dhe Australia kanë pezulluar importin e bulmeteve nga disa rajone të Japonisë. Hong Kongu ka kërkuar nga Tokio të shtojë kontrollin mbi mishin, vezët dhe frutat e detit. Kanadaja për momentin vetëm do të shtojë masat e mbikqyrjes mbi mallrat japoneze, por nuk do t'i ndalojë ato.
Numri zyrtar i të vdekurve nga tërmeti 9 ballësh dhe cunamit pasues tani është rritur në 9.523. 16.094 njerëz janë shpallur të humbur. Shumica e vdekjeve, 5700 janë raportuar në prefekturën e Miyagi. Tre mijë trupa janë gjetur në prefekturën Iwate, dhe 776 në Fukushima. Së paku 18.000 shtëpi janë shkatërruar dhe 130.000, janë dëmtuar, më shumë se 200.000 njerëz jetojnë në strehimoret e emergjencës. Qeveria japoneze ka bëtë të ditur se rindërtimi i vendit do të kushtojë 309miliardë dollarë.
Delina Bitraku