Rritet numri i vendeve që ndalojnë ushqimet japoneze

Rusia ka ndaluar importin e ushqimeve nga katër rajone të Japonisë për shkak të shqetësimeve për rritje të radioaktivitetit. Tërmeti dhe tsunami i 11 marsit shkaktuan dëmtime në centralin bërthamor të Fukushimës.
Vendimi vjen pasi autoritetet japoneze gjetën nivele të larta rrezatimi tek uji dhe 11 lloje zarzavatesh.
Shtetet e Bashkuara dhe Australia kanë pezulluar importin e bulmetrave nga disa rajone të Japonisë.
Hong Kongu ka kërkuar nga Tokio të shtojë kontrollin mbi mishin, vezët dhe frutat e detit.
Kanadaja për momentin vetëm do të shtojë masat e mbikqyrjes mbi mallrat japoneze, por nuk do t`i ndalojë ato.