E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryediplomati francez: Gadafi, i çmendur

Ministri i Jashtëm francez, Alain Juppe e cilësoi sot drejtuesin libian Muamar Gadafi si "diktator të çmendur", ndërsa u shpreh i bindur se "persona të afërt me të tashmë po fillojnë të ngrenë pyetje".
 

"Jam i bindur se në Tripoli disa po fillojnë të shtrojnë pyetje nëse a mund të vazhdojmë më me një diktator, nuk do të përdor terma të tepruara, por të çmendur?", deklaroi ai për radion "RTL".
 

"Pas asaj që ndodhi dhe po ndodh në botën arabe, nuk e imagjinoj që një regjim i mishëruar nga person të tillë të mund të zgjasë, por ne duam që të jenë libianët ata që të vendosin", shtoi ai, duke nënvizuar se goditjet ajrore kishin si objektiv edhe vendosjen e kundërshtarëve të Gadafit në situatë avantazhi.
 

"Faza tjetër do të jetë një nismë paqeje. Tani duhet menduar për organizimin e paqes, realizimin e kushteve për një dialog kombëtar mes Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, ndoshta për forca të tjera politike, ka shumë autoritete tradicionale në Libi", theksoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›