Punonjësit e “Alpha Bank” dhurojnë gjak

Punonjësit e “Alpha Bank” dhurojnë gjak për tu ardhur në ndihmë njerëzve që kanë nevojë për gjak veçanërisht fëmijve talasemikë.
Drejtori vendor i “Apha Bank” Andreas Galatoulas u shpreh se dhurimi i gjakut është një taksë e detyrueshme për të gjithë qytetarët që janë të shëndetshëm.
Ky dhurim vullnetar u realizua në ambjentet qendrore të këtij institucioni si një akt që synon përparimin dhe përmirësimin e elementëve të shoqërisë shqiptare drejt dhurimit vullnetar.
Në Shqipëri numërohen rreth 500 fëmijë të prekur nga sëmundja e talasemisë. Këta fëmijë marrin gjak një herë në tre javë. Pavarësisht dhurimeve vullnetare dhe me pagesë ende në vendin tonë ka mungesa gjaku.