Punonjësit e DRSHTRR Korçë japin dhurata për fëmijët jetimë

Punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Korçë këtë fundviti kanë menduar për fëmijët e shtëpisë së Foshnjës Lulet e Vogla në Korçë duke mbledhur kontribute financiare. Sipas kërkesave të vetë drejtorisë së këtij institucioni ata kanë blerë sende të ndryshme të cilat janë të nevojshme për mbarëvajtjen e punës dhe mirëritjen e fëmijëve.
Të gjitha dhuratat janë dorëzuar sot nga vetë punonjësit e DrejtorisëRajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, sëbashku me disa ëmbëlsira duke sjellë gëzim në sytë e vogëlushëve: