Gjirokastër,vetëm 7 shkolla në mësim të alternuar

Nga 19 shkolla që funksionojnë në Gjirokastër e Libohovë 7 ndjekin skenarin e dytë për zhvillimin e procesit mësimor.Janë kryesisht shkollat e qytetit, të cilat më parë punonin me një turn dhe dy nënturne, thotë përgjegjësja e Zyrës Vendore Arsimore Albana Hasanaj.Ambjentet e mjaftueshme fizike dhe numri i ulët i nxënësve në shkollat e fshatit ka bërë që në zonat rurale procesi të vijojë normalisht, pa u bërë pjësë e mësimit të alternuar.Procesi mësimor ka pasur ecuri normale duke përdorur disa platforma online. Edhe nxënësit që frekuentojnë shkollat në fshat janë pajisur nga Ministria e Arsimit me tableta.
“Në këtë skenar u kaluan ato shkolla që punonin me një turn dhe dy nënturne.Janë 7 institucione arsimore: ‘’Koto Hoxhi”, “Siri Shapllo”, “Asim Zeneli”, “Urani Rumbo”, “Çajupi”, “Muhamet Gjolleshi” e “Naim Frashëri”. Numri i nxënësve ka qënë i tillë që na ka detyruar të bëjmë ndarjen e klasave në dy nënklasa.Përsa i përket zonave rurale mësimi zhvillohet në ambientet fizike pasi numri i nxënësve në klasë na krijon komoditetit të mos zhvillojmë mësim të alternuar.Duke patur parasysh faktin që mësimi i alternuar është zhvilluar në shkollat e qytetit, kemi pasur një zhvillim normal të procesit mësimor.Ne tashmë aplikojmë disa platforma përveç ‘’akademia.al”. Mësuesve u është dhënë akses të përdorin edhe platforma të tjera, lehtësisht të aksesueshme nga nxënësit.Pjesa më e madhe e nxënësve janë të pajisur me mjete dixhitale të cilat ju krijojnë komoditetin për të qënë pjesëmarrës në mësim.Për mësimin online janë të përgatitur edhe nxënësit e zonave rurale, të cilët janë pajisur me tablet nga Ministria e Arsimit.Kjo do të ndihmojë, në çdo lloj rrethane, zhvillimin e procesit mësimor.” –thotë Hasanaj
Pavarësisht infektimit të mësuesve me Covid, në Gjirokastër, mësimi nuk u pezullua në asnjë rast.Ata u zëvendësuan nga portali “Mësues për Shqipërinë” dhe të rinj që zhvillonin praktikën në këto institucione.