E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muri dhe Fundi i Historise

Nga Josef Joffe*

Para dy dekadave, disa muaj para shembjes se Murit te Berlinit, profesori amerikan i shkencave politike, Francis Fukuyama, parashikoi "jo vetem fundin e Luftes se Ftohte, por edhe fundin e historise si te tille: me saktesisht, fundin e evolucionit ideologjik te njerezimit dhe universalizimin e demokracise liberale perendimore si forme perfundimtare te qeverisjes njerezore". Natyrisht, ai e kishte gabim, njejte sikurse e kishin gabim edhe te gjithe profetet tjere qe predikonin "fundin e..." ne te kaluaren. Demokracia liberale veshtire se mund t'i inspiroje forcat aktuale te khomeinizmit ne Iran, xhihadin global, diktatoret ne Ameriken Latine apo neo-caristet ne Rusi. Por, si qendron puna me Evropen?

Shembja e Murit ne Berlin, me 9 nentor te vitit 1989, nxiti - ose thene me mire, e perfundoi - transformimin e jashtezakonshem te kontinentit te vjeter. Gjate dy mije viteve te kaluara, Evropa ka qene burim i gjerave me te mira dhe me te keqija ne historine e njerezimit. Ajo ka shpikur pothuajse cdo gje qe eshte me rendesi: duke filluar nga filozofia greke deri tek e drejta romake, nga Renesanca deri te telefaksi, nga Brunelleschi deri te Bauhaus. Por, Evropa gjithashtu ka qene kontinenti ne te cilin kane shperthyer lufterat me te pergjakshme ne bote, si pasoje e te cilave jane vrare dhjetera miliona njerez. Evropa ishte vendi ne te cilin dolen ne siperfaqe ideologjite vrastare: komunizmi, fashizmi dhe nazizmi, te cilat u shoqeruan nga Gullagu, Gestapoja dhe Aushvici.

Ajo histori vertet perfundoi se bashku me Murin e Berlinit. Nuk jane me miliona ushtaret te cilet dikur kane ruajtur vijen qe shtrihej nga Baltiku deri ne Detin e Zi, si dhe jane zhdukur edhe mijera arme berthamore.

Francezet dhe gjermanet me nuk luftojne per Alsace-Lorraine dhe eshte e pamundur te paramendohet nje ndarje tjeter e Polonise, apo vrasjet masive ne emer te Zotit, apo vala e refugjateve e cila do ta vershonte Evropen, sic ka ndodhur ne fillim te shekullit te 20-te.

Po, kemi pare se fundi spastrime etnike ne Ballkan, por ato nuk ishin asgje ne krahasim me tmerrin e ushtruar nga Hitleri dhe Stalini.

Nderkohe, Evropa e "pas Murit" ka marre domethenien e paqes, demokracise sociale dhe Komisionit Evropian, gje e cila ka bere qe parashikimi i Karl Marxit me ne fund te realizohet: pas luftes perfundimtare te klasave, "pushteti ndaj njerezve" do te rezultonte me "administrimin e gjerave". Kesisoj, rregullimi e ka zevendesuar revolucionin. Marxi e kishte gabuar kohen. Do te duhej te kalonin 140 vjet nga Manifesti Komunist deri te shembja e Murit.

Megjithate, pritja ia ka vlejtur. Muri u shemb pa gjakderdhje; Bashkimi Sovjetik ishte perandoria e pare, e cila vdiq ne shtrat, me pothuajse asnje plumb te shkrepur. Revolucionet e kadifenjta, te cilat serish e bashkuan Evropen, vertet i dhane fund historise Evropiane sic e kemi njohur.

Revolucionet tradicionale kane nxitur kunderrevolucionet, valen e re te revoltave dhe te represionit. Ky qark u thye ne vitin 1989. Po, konfliktet po vazhdojne ne Evrope, por jo konflikte te tilla qe t'ia vejne zjarrin historise. Sot perplasjet kane te bejne me tatimet dhe shpenzimet, kohen e mbylljes se dyqaneve, kompetencat e Brukselit dhe te drejtat e rezervuara per kryeqytetet kombetare, per abortin dhe martesat mes homoseksualeve. Politika nuk eshte shfuqizuar, por ceshtjet delikate jane drejtuar ne gjykatat e sigurta, larg prej rrugeve dhe parlamenteve.

Shembja e murit nuk krijoi nje Bote te Re te Mire; ajo e pershpejtoi dhe e ratifikoi ate. Si nje revolucion pa gjakderdhje (pervec vrasjes se diktatorit rumun Nicolae Ceausescu, dhe disa te tjereve qe vuajten burg), 9 nentori i vitit 1989 meriton nga nje monument te spikatur ne te gjitha kryeqytetet e Evropes, si shenje e dickaje krejtesisht te re nen diellin evropian. Per dallim nga revolucioni ne vitin 1789, premtimi per paqe dhe liri u realizua. Per dallim nga viti 1919, kur kontinenti u vershua nga revolucionet te cilat nxiten kunderrevolucione, viti 1989 i dha fund kaptines me te erret te historise se Evropes.

* Newsweek


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›