Gjukanovic: Se shpejti marredheniet me Kosoven
Kryeministri Milo Gjukanovic ka deklaruar se hapi i ardhshem i Malit te Zi eshte vendosja e marredhenieve diplomatike me Kosoven. Ne nje takim me gazetare ne Podgorice, Gjukanovic ka theksuar se kur nje shtet e njeh shtetin tjeter, sic eshte rasti i Malit te Zi dhe Kosoves, atehere hapi tjeter normal eshte vendosja e marredhenieve te plota diplomatike. Me heret, Gjukanovic i kishte deklaruar shtypit te Beogradit se kundershtimi i Serbise ndaj pavaresise se Kosoves eshte iracional.