Ksera Mbrojtje nga diskriminimet ne pune per personat e huaj
Gjate 1 viti vetem 20 persona kane denoncuar prane zyres se komisionit te antidiskriminimit per te kerkuar zgjidhje per problemin e tyre. Kjo shifer mbetet e ulet edhe pse numri i atyre qe paragjykohen ne pune ne shkolle dhe ne shoqeri eshte shume here me i larte. Keto te dhena jane bere publike gjate nenshkrimit te memorandumit te bashkepunimit mes Ministrise se Punes dhe Komisionit per Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ministri Spiro Ksera e konsideroi shume te rendesishem nenshkrimin e Memorandumit dhe sipas tij vjen ne permbushje te angazhimeve te qeverise ne zbatimin e rekomandimeve te Komisionit Evropian per te avancuar ne ceshtjet e te Drejtave te Njeriut. Memorandumi percakton bashkerendimin e planeve te veprimit ne mbrojtje te grupeve te ndjeshme te shoqerise nga sjellje diskriminuese perfshire edhe nderhyrjet ligjore fushatat informuese per mbrojtjen nga diskriminimi dhe dhuna ne familje si dhe ne marredheniet e punes dhe ne sherbime per shkak te gjinise moshes orientimit te ndryshem seksual apo perkatesise ne nje minoritet te caktuar - tha Ksera. Nga ana e saj komisionerja Irma Baraku theksoi se institucionalizimi i marredhenieve dhe bashkepunimit te kesaj zyre me institucionet qe mbulojne fusha te caktuara eshte nje garanci per sigurimin e nje mbrojtjeje te plote dhe te perhershme nga diskriminimi te grupeve te vecanta te shoqerise. Memorandumi i nenshkruar parashikon qe Ministria e Punes dhe Zyra e komisionerit do te bashkepunojne per marrjen e masave per mbrojtjen nga diskriminimi ne fushen e punesimit ne mbrojtjen nga diskriminimi te personave te huaj te punesuar/vetepunesuar ne Shqiperi si dhe mbrojtjen nga diskriminimi ne fushen e mbrojtjes shoqerore. Masat konsistojne ne shkembimin e informacionit dhe ekspertizes per permiresimin e legjislacionit ne fushat perkatese ndjekjen e ankesave te paraqitura perpara komisionerit per diskriminimin ne fushen e punesimit apo per rastet qe pretendohet se eshte kryer shqetesim seksual si dhe rastet e denoncuara te diskriminimit me baze gjinine orientimin seksual aftesine e kufizuar perkatesine ne nje minoritet si dhe per mosrespektimin e te drejtave te femijeve.