E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi-Haxhinasto:Të reflektohet vendimarrje pozitive nga BE

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi.
 

Në këtë takim u diskutua për situatën politike në vend, si dhe për dinamikën e zhvillimeve në plotësimin e detyrave që ka Shqipëria, për procesin e integrimit europian.
 

Gjatë takimit, Ministri Haxhinasto garantoi ambasadorin Sequi për angazhimin e plotë të Qeverisë Shqiptare, për të punuar në drejtim të realizimit të pritshmërive të vendosura nga Komisioni Europian përpara Shqipërisë, si në fushën e reformave politike, ashtu dhe atyre tekniko-juridike.
 

Më tej, zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto u shpreh se pritshmëria jonë është që konsolidimi i situatës së re në Shqipëri, të reflektohet në një vendimarrje pozive nga ana e Bashkimit Europian, si për marrjen e statusit të vendit kandidat, ashtu dhe për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›