E Diel, 1 Nëntor 2026

Pushim për Terryn

Kapiteni i Chelseas, John Terry do të mungojë në ndeshjen e FA Cup kundër Cardiffit të shtunën pasi ka marrë disa ditë pushim, pas njoftimeve rreth jetës së tij private.
Terry luajti në humbjen e Chelseas nga Everton 2-1 të mërkurën.

“John do të pushojë për disa ditë dhe nuk do të luajë të shtunën”, tha ndihmës trajneri i ekipit, Ray Wilkins. Terry ka udhëtuar në Dubai të enjten për të vizituar gruan e tij Toni, e cila është duke qëndruar atje së bashku me fëmijët binjakë për të qenë larg medieve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›