Pushimet, 1.6 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri
Edhe pse Shqipëria me problemet e saj politike u aludua se do të ndikonte drejtpërsëdrejti te turzimi, shifrat tregojnë të kundërtën.
Këtë vit në muajt qershor, korrik, gusht numri i turistëve të huaj që kanë hyrë në 24 pikat kufitare të vendin kap shifrën e 1.6 milionë personave.
Sipas Genc Merepezës, shefit të sektorit te kufirit të gjelbër në policinë e shtetit këtë vit kanë kaluar pushimet në shqipëri 140 mijë shtetas të huaj më shumë se vitin 2010.
Por edhe shqiptarët nuk kanë qenë të paktë që kanë preferuar që të kalojnë ditët e pushimeve jashtë Shqipërisë. Liberalizimi i vizave u ka dhënë mundësi 1.2 milionë shqiptarëve të kalojnë kufirin shqiptar, 130 mijë më shumë se vitin që shkoi.
Ndërkohë sipas Merepezës nëse do të krahasonim vitin 2010 me këtë vit diferenca e shtetave që kanë hyrë dhe dalë në Shqipëri kap shifrën 300 mijë persona.