Pushimet e grekeve, bllokojne emigrantet
KAPSHTICE-Per vite me radhe ne raste festash e pushimesh, e njejta pamje paraqitet ne kufijte shqiptaro-greke per emigrantet tane. Edhe ne keto dite te kthimit te tyre ne Greqi, pas pushimeve te veres ne atdhe, ne dy pikat kufitare ate te Kapshtices dhe Kakavijes, radhet e automjeteve dhe njerezve shkojne me kilometra. Ne doganen e Kapshtices, qindra emigrante kane mbetur te bllokuar per ore te tera, pasi pala greke, ka punuar me personel te reduktuar.Edhe pse fluksi i emigranteve eshte rritur ore pas ore, nga ana e doganes greke dyndja eshte perballuar vetem me dy sportele dhe per pasoje ritmet e punes kane qene mjaft te uleta.Vargu i makinave, qe prisnin te hynin ne token greke, ka qene me teper se nje kilometer, ndersa ishin edhe 15 autobuse, te cilet prej paradites se djeshme, ishin ne pritje te kryerjes se procedurave. Kerkeses se vazhdueshme te autoriteteve tona per te shtuar numrin e sporteleve, pala greke i eshte pergjigjur negativisht, me justifikimin se nje pjese e personelit eshte me pushime. Ndersa dogana jone ka punuar gjate gjithe dites me kapacitet te plote dhe nga ana e policise kufitare jane marre masat, qe te thjeshtohen procedurat e kontrollit te emigranteve ne dalje, per te eleminuar vonesat. Komandanti i pikes doganore te Kapshtices Dritan Sheme, tha per "Koha Jone" se dy ditet e fundit eshte shenuar nje fluks i larte emigrantesh qe duan te kthehen ne Greqi, pas perfundimit te pushimeve te veres. Pala shqiptare, ka punuar me numrin maksimal te sporteleve dhe te personelit, 8 te tille ne dalje. Ndersa dogana greke ka punuar vetem me dy te tille, gje qe e ka renduar situaten dhe ka krijuar rradhe te gjata. Sipas komandantit te kesaj pike doganore, nje numer kaq i vogel i sporteleve nga pala greke, eshte i pamjaftueshem per te perballuar fluksin e madh te levizjes, dhe per kete eshte kerkuar shtim i tyre. "Por homologet tane, me te cilen kemi pasur dy takime ne mesdite, nuk i jane pergjigjur pozitivisht kerkeses sone, me argumentin se nje pjese e personelit, eshte me pushime", tha Sheme. Nderkohe, emigrantet shprehen se jane duke pritur ne rradhe me teper se tre ore dhe shkak sipas tyre eshte ritmi i ulet i punes nga doganieret greke. Midis emigranteve, qe prisnin nen diellin pervelues ka pasur edhe shume femije, por edhe persona te semure, per te cilet oret e pritjes kane qene edhe me te veshtira. Kemi ardhur ne Kapshtice, qe ne oren 8 te mengjesit, thote nje emigrant nga Elbasani dhe pas tre oresh ende nuk kemi mundur te kalojme ne token greke. Dogana greke punon shume ngadale, thote ai, dhe nuk dihet kur do te dalim nga dogana jone. Per me teper qe oret e pritjes do te shtohen, per shkak te mberritjes se autobuseve, te cilet pala greke i perpunon para mjeteve te tjera. Sipas drejtuesve te doganes se Kapshtices, shkak i kesaj situate eshte edhe dyndja e nje numri te madh emigrantesh ne oret e pikut. Gjate 24 oreve te fundit, me teper se 5 mije emigrante kane lene token shqiptare, ndersa fluksi mendohet te jete i njejte edhe ne ditet e ardhshme.