Gjana: Toka djerre, kush penalizohet
Zbardhen detajet e marrjes se tokes djerre nga ana e shtetit, per ta dhene me pas me te dhjete tek personat e interesuar per te investuar. Pas kerkeses se Kryeministrit te Shqiperise, Sali Berisha, ministria e Bujqesise eshte ne fazen e percaktimit te afateve, se kujt do t'i merret toka qe ka lene pa punuar. Kreu i ketij dikasteri, Jemin Gjana, sqaroi dhe nepermjet nje interviste televizive se, nisma e qeverise do te perqendrohet kryesisht ne ato zona ku toka eshte lene djerr per vite me radhe. Midis te tjerash, ai ben te ditur se kete proces do ta administroje Bashkia ose Komuna, e cila do te marre ne perdorim pronen per t'ia dhene fermerit qe kerkon ta punoje. "Nuk behet fjale per nje ligj qe u merr token fshatareve qe kane nje vit qe nuk e punojne token, por behet fjale per nje ligj qe u merr token personave qe e kane lene token pa punuar per me shume se tre vjet", tregon ministri i Bujqesise, Jemin Gjana. Duke vijuar me tej, ai thote se ka toka qe jane lene per me shume se tre vjet te paprekura. Sipas tij, "mund te vendosen edhe afatet kohore qe toka do te vihet ne perdorim dikujt tjetri per 5 apo 10 vite. Pastaj nese personi qe do ta punoje token eshte i gatshem qe t'i rikthehet per ta administruar ai kete toke, i kalon pronarit". Ne te gjithe vendin rezultojne 50 mije hektare toke e papunuar, kryesisht per shkak te emigracionit dhe kushteve te papershtatshme per zhvillimin e bujqesise, si infrastruktura apo mungesa e kanaleve te vaditjes. Ne kushtet kur Shqiperia ende importon fruta dhe perime me teper se normat e zakonshme, lenia e tokes djerr mbetet nje fenomen per tu luftuar. Ministri i Bujqesise pranon se ankesat e fermereve qe nuk gjejne treg per te shitur produktet vijne si pasoje edhe e mungeses se marketingut por edhe per shkak te cmimeve te larta qe duan t'i shesin. "Ne kete raport kerkese-oferte jo te gjithe jane te afte qe te cajne. Shqiperia ka nevoje per marketing. Pothuajse e gjithe sasia e prodhimit shkon ne treg por cmimi i tyre eshte pak me i vogel se sa ata kerkojne t'i shesin", ben te ditur Jemin Gjana. Nderkaq, nisma e qeverise e cila po konkretizohet ne nje draft ligjor parashikon qe 1/10 e prodhimit fermeri t'ia jape pronarit. Perpara marrjes se kesaj nisme, Qeveria hodhi idene per vendosjen e takses se token per ata qe i lene djerr, por qe brenda pak kohe do te terhiqej nga ky variant se taksa nuk garantohej qe te mblidhej ne praktike. Toka e papunuar eshte cilesuar nga ekspertet nje dem i rende i interesit publik per vendin. Shqiperia eshte nje vend me pak toke, eshte nje vend malor dhe zonat malore qe perbejne dhe 2/3 e territorit te saj kane probleme shume te medha. D.Dedej
Demokratet dhe socialistet, qendrime te kunderta per token djerre
Kryeministri Sali Berisha deklaroi pak kohe me pare, gjate nje mbledhje qeverise se se shpejti do te hartohet ligji i cili do te percaktoje qendrimin e shtetit ndaj tokes se papunuar, e cila eshte nje dem i rende i interesit publik per kete vend. Nderkohe qe selia roze ka kundershtuar ashper propozimin e kryeministrit Sali Berisha, qe t'u merret toka ne perdorim, te gjithe atyre qe nuk e punojne ate. Shalsi, kritikoi pak kohe me pare qeverine, per hartimin e nje projektligji te tille qe sipas tij eshte antikushtetues dhe nxit konfliktet mbi pronesine. Ai theksoi se kryeministri nuk e ka kuptuar ende, se toka nuk punohet jo nga mosdashja, por nga pamundesia per ta punuar.
Shoqata e pronareve: Qeveria po kryen reforme agrare
Deklarata e Ministrit te Bujqesise, Jemin Gjana per projektvendimin sipas te cilit pronareve qe zoterojne toka dhe qe nuk i punojne ato do t'u sekuestrohen nga komunat zonale ka sjelle reagimin e shoqates kombetare te te shpronesuarve "Pronesi me Drejtesi". "Kjo mase eshte shkelje e te drejtes se pronesie, bie ne kundershtim me Konventen Nderkombetare te re Drejtave te Njeriut, kjo eshte si reforma agrare e vitit 1946 ne kohen e komunizmit. Qiraja ka nje afat deri ne 99 vjet dhe ne nuk do te lejojme qeverine qe te veproje si te doje me ceshtjen e pronave", deklaroi kryetari i shoqates kombetare te te shpronesuarve, "Pronesi me Drejtesi", Rrapo Hajredin Danushi. Sipas Danushi aplikimet e ketyre procedurave jane per te mbuluar deshtimet e qeverise me ceshtjen e percaktimit te titujve te pronesise ne vend. "Keto jane pasojat e mos funksionimit te ligjit 7501, dhe detyrohet qeveria te bej keto manovrat e tjera tani", u shpreh Danushi. Ai thote se kjo menyre do te sjell pakenaqesi dhe reagime nga ana e pronareve te tokes. Danushi i kerkon qeverise te zgjidh menjehere ceshtjen e percaktimit te qarte te titujve te pronesise pasi eshte e vetmja menyre per venien e demokracise se vertete ne vend.