E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Universiteti i Peshkopise, fillon pune kete vit mesimor"

Peshkopia do kete kete vit universitetin e saj. Ky ishte lajmi qe dha kryeministri Berisha gjate vizites se tij ne zonen e Dibres. Sipas Berishes, ishte nje kenaqesi e vecante per te qe te bente realitet nje premtim elektoral per te rinjte e kesaj zone. "Shpreh kenaqesine e madhe qe kete vit do te filloje ne Peshkopi universiteti i Peshkopise. Edhe ky eshte nje premtim tjeter elektoral", deklaroi kryeministri. Sipas tij, me kalimin e kohes qeveria do te mbante te gjitha premtimet elektorale te bera per kete zone. "Ju i meritoni te gjitha premtimet dhe realizimin e tyre, ndaj une ju jap fjalen ju se cdo premtim qe kam dhene para jush, do ta shnderro ne realitet", premtoi Berisha ne Diber. Ai falenderoj ne menyre te vecante banoret e kesaj zone, per mbeshtetjen e madhe qe i dhane partise Demokratike ne zgjedhjet e zhvilluara ne 28 qershor. Sipas Berishes, qeveria i ishte mirenjohese kesaj zone dhe do te punonte cdo dite per berjen realitet te gjitha premtimeve te bera qe ndikonin ne menyre te drejtperdrejt ne permiresimin e jetes se ketyre banoreve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›