E Diel, 1 Nëntor 2026

Banesat e palegalizuara, ne "siten" e verifikimit te titujve te pronesise

Denisa Xhoga

Nuk do te jete aspak e nevojshme, qe cdo tapi e dhene nga Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit te Zonave Informale, t'i nenshtrohet procesit te verifikimit te titujve te pronesise nga Komisioni qeveritar i Tokes. Keshtu, ata persona qe e kane te legalizuar shtepine e ndertuar ne zonat informate, nuk do te jene objekt i verifikimeve nga Komisioni i Tokes. "Ky eshte nje proces me vete dhe deri tani, ne nuk kemi asnje dokumentacion apo ndonje urdher qe, tapite qe jane dhene deri tani nga ALUIZNI, te verifikohen nga komisione te tjera", shprehen eksperte te Agjencise se Legalizimit dhe Urbanizimit. Duke sqaruar rendin e procedurave, ekspertet theksojne faktin se Komisioni do te vertetoje vetem token bujqesore, e cila do te perdoret per procesin e kompensimit fizik te ish-pronareve. Nderkohe, do te jete Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, qe do te beje verifikimin ne terren te siperfaqes se tokes dhe me pas, do ta vendose ate perfundimisht ne dispozicion te kompensimit fizik. Sipas te dhenave, ne te gjithe vendin jane rreth 450 mije tituj pronesie, te cilet jane programuar te kalojne ne procesin e verifikimit. Pergatitja e bazes se te dhenave, do te evidentoje te gjitha rastet perkatese te realizuara, si dhe ato problematike te shfaqura deri ne mbylljen perfundimtare te procesit te shperndarjes. Ekspertet e komisionit per verifikimin e tokave dhe ata te Ministrise se Bujqesise, kane percaktuar pikat konkrete mbi te cilat do te behet verifikimi i titujve te pronesise, ne te gjitha qarqet nga komisionet e posacme. Nderkohe, Ministria e Bujqesise ka bere edhe kategorizimin e tokave, duke percaktuar dhe llogaritur sakte siperfaqet dhe shtrirjen gjeografike te tyre, procedure kjo qe eshte finalizuar me regjistrimin e tokave ne 11 qarqe te vendit, ku sasine me te madhe te tyre e ka qyteti i Korces, me 10 mije ha toke. Komisioni qeveritar, i ngritur posacerisht per kete proces, ka nisur verifikimin ne terren te ketyre tokave, duke zbatuar nenet perkatese te ligjit. Pervec te tjerave, ngritja e ketij komisioni ka ndihmuar ne kontrollimin e aktiviteteve qe do te kryejne specifikisht ne terren, rreth 5 mije komisionet e tjera te shperndarjes se tokes.

MBUMK, tokat bujqesore ne verifikim

Qeveria ka publikuar edhe shifrat e tokave pyjore apo livadheve, qe jane nen administrimin e pushtetit vendor. Nga ana tjeter, Ministria e Bujqesise ka paraqitur per kete proces rreth 20 mije ha toke te lire bujqesore. Kohezgjatja e verifikimeve ne terren do te kushtezoje edhe periudhen e sakte te kompensimit, te nje pjese te mire te ish-pronareve.

Legalizimet, formulari i fundit qe duhet plotesuar

Hapi i fundit perpara se vetedeklaruesit te behen pronare te ndertimeve te tyre pa leje, eshte plotesimi i formularit "Kartela e paluajtshme e legalizuar". Ky formular do te plotesohet ne bashkepunim me inspektoret e ALUIZNI-t dhe me pas firmoset nga kreu i ketij institucioni. "ALUIZNI ploteson dokumentacionin tekniko-ligjor, te nevojshem per procedurat perkatese per regjistrimin fillestar te objektit pa leje, te pajisur me leje legalizimi, si dhe regjistrin e parcelave ndertimore, sipas te dhenave ne kartelen e pasurise se paluajtshme, ne perputhje me listen e emrave te pronareve te objekteve pa leje, qe perfshihen ne zonen informale/bllokbanimin informal/ndertimet informale te vecuara, te grupuara ne baze te zones kadastrale, ku ndodhen, sipas modelit 1, qe i bashkelidhet ketij vendimi", thekson vendimi i qeverise. Referuar pikerisht ketij vendimi, procedura parashikon qe ALUIZNI te mbushe formularin me te dhenat e lejes se legalizimit te objektit pa leje; genplanin e objektit, te hartuar si harte treguese, miratuar nga Drejtoria Rajonale ALUIZNI-t; harten treguese te regjistrimit, ku percaktohen kufijte e pasurise per secilin objekt. Plotesimi i ketyre detajeve duhet te behet brenda nje afati prej 15 ditesh nga paraqitja e kerkeses, te jape informacion te plote, me te gjitha pershkrimet e nevojshme, per plotesimin e ketyre rubrikave. "Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t, duke shfrytezuar informacionin e regjistruar gjate etapave te meparshme te procesit te legalizimit, ben plotesimin e metejshem te bazes se te dhenave, ne format manual dhe dixhital, si dhe krijon bazen e te dhenave te pasurise, sipas treguesve te karteles se pasurise se paluajtshme dhe te regjistrit te parcelave ndertimore. Ne perfundim te plotesimit te bazes se te dhenave, Drejtoria Rajonale kryen procedurat perkatese te verifikimit te saktesise se ketyre te dhenave", thuhet ne vendimin e qeverise ne lidhje me kete ceshtje. Nga ana tjeter, Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, sipas marreveshjes se nenshkruar me ALUIZN-in, drejton, organizon dhe kontrollon regjistrimin fillestar te pasurive te paluajtshme. Gjithashtu, kjo zyre ka pergatitur dhe dokumentacionin per regjistrimin e ketyre pasurive. Per hipotekimin e banesave te ketyre zonave kerkohen gjashte dokumente. Keto dokumente jane leja e legalizimit te objektit, genplani i objektit i hartuar si harte treguese, miratuar nga Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t, planimetria per cdo kat, volumet e kartelave sipas percaktimeve te pikes 5.2.2 te ketij vendimi, regjistrin e parcelave ndertimore dhe HTR e perditesuar. Nderkohe, kur ndertimi posedohet nga me shume se nje person fizik ose juridik, regjistrimi kryhet ne pjese te pandara, ideale, sipas numrit te subjekteve dhe ne pjese takuese te ndara sipas marreveshjes se lire te paleve depozituar ne vetedeklarim. Objekti qe posedohet nga nje subjekt dhe ploteson kriteret e ketij ligji legalizohet dhe regjistrohet ne emer te tij/saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›