Pushimi i çështjes Mediu, Berisha: Për qeverinë time s'ka imunitet

Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas pushimit ndaj çështjes së ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Berisha tha edhe një herë se nuk ndërhyn në pavarësinë e Gjykatës, dhe se në qeverinë e tij asnjë nuk ka imunitet.
"Duke mos ndërhyrë në vendimet dhe pavarësinë e gjykatës, si Kryeministër dhe si Kryetar i kësaj mazhorance, rikonfirmoj edhe një herë qëndrimin tim të prerë se, për qeverinë time dhe deputetët e mazhorancës, sikundër edhe gjatë mandatit të shkuar, edhe gjatë këtij mandati, nuk ka dhe nuk do të ketë imunitet, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj pengese për institucionet e akuzës dhe organet gjyqësore për hetimin dhe penalizimin e deputetëve apo ministrave, njëlloj si qytetarët e thjeshtë të këtij vendi", thuhet në deklaratën e kryeministrit Berisha.