PS: Pranë fëmijëve që nuk shkuan në shkollë nga varfëria
Partia Socialiste ka uruar sot të gjithë nxënësit dhe mësuesit për një vit sa më të mbarë shkollor. Deputetja i PS-së, Ledi Shamku tha se "PS uron dhe mbështet në këtë të ditë të gjithë ata mësues që i rikthehen mundit për të fuqizuar arsyen dhe dijen".Shamku theksoi se " PS është pranë të gjithë vogëlushëve të cilët ulen për herë të parë në bangat e shkollës dhe veçanërisht pranë të gjithë atyre vogëlushëve që për shkak të varfërisë nuk shkuan në shkollë përbri moshatarëve të tyre".
Gjithashtu shtoi ajo " ne sigurojmë çdo shqiptar që do të jemi bashkë me ta në rrugën e pashmangshme të ndryshimit".
Gjithashtu shtoi ajo " ne sigurojmë çdo shqiptar që do të jemi bashkë me ta në rrugën e pashmangshme të ndryshimit".