Wall Street i kthehet punës pas uraganit
SHBA - Një ditë pasi uragani Sandy shkaktoi përmbytje dhe mungesë elektriciteti për më shumë se 7 milionë banorë në pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara, zyrtarët e Nju Jorkut të goditur rëndë nga stuhia, po përllogarisin dëmet. Ndodhi që për shkak të stuhisë të mbyllet edhe Wall Street-i për dy ditë radhazi.
Tregu amerikan i aksioneve ishte përsëri i mbyllur të martën, një ditë pasi uragani Sandy goditi qytetin e Nju Jorkut, raporton VoA.
Zona përreth Wall Street ishte pjesë e një zone për evakuim të detyrueshëm. Stuhia bëri që niveli i ujit të kalonte barrierat dhe të përmbyste rrugët në Manhatanin e poshtëm.
Është hera e parë që nga viti 1888 që moti i keq ka detyruar mbylljen e bursës në Nju Jork për dy ditë rresht.
Koha e mbylljes krijoi vështirësi për Wall Streetin. Në fund të çdo muaji, manaxherët e fondeve caktojnë çmimet e aksioneve për klientët.
Analisti i tregjeve Michael Farr, thotë se humbja e dy ditëve në shkëmbime mund të vështirësojë caktimin e vlerës reale të stoqeve dhe aksioneve.
“Çmimet duhet të bazohen në çmimet reale të tregut. Nëse nuk ke një çmim real tregu duhet të përdorësh çmimin pararendës. Ndaj, nuk ke një vlerësim të vërtetë.”
Ekspertët thonë se mbyllja e tregut të aksioneve mund të ndikojë në tregjet botërore.
Dëmtimet nga uragani Sandy përllogariten në rreth 20 miliardë dollarë, plus një humbje prej 30 miliardë dollarësh për bizneset, sipas kompanisë financiare IHS Global Insight. Disa ekonomistë thonë se stuhia mund të ulë me 0.6 për qind rritjen ekonomike amerikane në tremujorin e fundit të vitit.
(a.k/BalkanWeb)