Shpetohet nga greket, hetohet per moratoriumin
VLORE - Nje 33-vjecar nga qyteti i Vlores do te akuzohet per shkelje te moratoriumit trevjecar qe ndalon lundrimin ne det te mjeteve motorike. Peshkatari Arben Balaj eshte shpetuar dy dite me pare nga rojet kufitare greke, ndersa gomonia e tij e rrembyer nga dallget, ka perfunduar ne ujerat e ishullit te Fanit. Mesohet se 33-vjecari Balaj, baba i nje femije te mitur, u shoqerua per ne familjen e tij ne gjendje shendetesore normale. Nga te dhenat e policise rezulton se ai kishte dale per peshkim me nje gomone me gjatesi 4-5 metra, e pajisur me nje motor 15 kf, te cilit ne lundrim e siper i mbaroi karburanti.
O.H
O.H